Flash

Euro forcohet kundrejt lekut, sot u këmbye me ...

Lapsi.al 1 November 2018
Euro forcohet kundrejt lekut, sot u këmbye me ...

Euro ka rikuperuar në pozitë kundrejt lekut gjatë ditës së sotme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer në nivelin e 125.06 lekëve, rreth 0.12 pikë më shumë se një ditë më parë.

Prej së martës, monedha e përbashkët ka fituar rreth 0.51 pikë përkundrejt lekut, megjithatë euro u zhvlerësua me gati 1.35 lekë gjatë muajit tetor.

Ekspertët e këmbimit valutor dhanë si arsye kryesore qarkullimin e ulët të lekut në ekonomi dhe volumet e ulëta tregtare, të cilat kishin tkurrur dhe kërkesën për valutë në vend. Nënçmimin e euros në vend e ndihmoi edhe rënia në bursat ndërkombëtare.

Megjithatë gjatë ditës së sotme, euro ka rikuperuar dhe në tregjet ndërkombëtare, gjë e cila ka ndihmuar edhe në  forcimin e euros në vend. Sipas Financial Times, një euro është këmbyer sot në nivelin e 1.14 dollarëve, duke rikuperuar nga ditë më parë kur këmbehej nën 1.13 dollarë. kk-1-nentor

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI