Flash

Daja sulmon hapur FSHF-në: “Rregullorja thotë ndryshe, por nëse Federata vepron kështu, duhet të kthejë Veliun në fushë”

Lapsi.al 1 November 2018
Daja sulmon hapur FSHF-në: “Rregullorja thotë ndryshe, por

Flamurtari shkon në ndeshjen delicate me Kukësin me mungesën e papritur të Idriz Bathës. Mesfushori, një pedinë e rëndësishme e teknikut të kuqezinjve, Ilir Daja, është skualifikuar për një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, vendim të cilin tekniku i vlonjatëve nuk ngurron ta ironizojë. Në fakt është një penalizim jo i vogël për Flamurtarin dhe Dajën, që duhet të ndryshojë kartat 24 orë përpara ndeshjes.

“Fjala siguri duhet parë cfarë nënkupton – ironizoi Daja në konferencë për shty - . Dje në orën 19.00 doli vendimi për të dënuar Bathën, me të cilin kishim gjithë javën që përgatisnim ndeshjen në formacion. Tani duhet pritur deri në fillimin e ndeshjes, se mos dënojnë edhe ndonjë tjetër. Kjo sa për fjalën siguri”.

Dënimi i paprecedentë me nenin e gabuar, ka qenë kryefjala e teknikut të vlonjatëve, që ka kujtuar rregulloren e interpretuar gabim, duke I kujtuar FSHF-së, se me menyrën si vepron duhet të kthejë në fushë Franc Veliun.

“Pamjet filmike – tha tekniku -, nëse janë marrë ato për bazë, si e di unë rregulloren përdoren vetëm në rastin kur arbitri nuk ka patur fushëpamje. Në rastin e Bathës kjo nuk ka ndodhur sepse arbitri ishte aty. Nëse kemi pastaj vendim mbi vendimin e arbitrit, FSHF të shohë mirë kartonët për Franc Veliun dhe ta kthejë në fushë përmes pamjeve filmike”.

Tekniku duhet të bëjë, jo vetëm pa Bathën, por edhe pa Emiljano Mustën, për shumë kartonësh në një ndeshje kundër një rivali të fortë si Kukësi. Vlonjatët kanë një kujtim të mirë nga faza e parë, ajo fitore 1-0 me një gol të ish-lojtarit të Bluve Albi Alla dhe Daja shpreson që historia të përsëritet. Për Flamurtarin, në prag të ndeshjes së të premtes që do të luhet në Kamëz në oprën 14.00, rikthehet Albi alla dhe qendërmbrojtësi rumun Sirgi, që i japin më shumë zgjedhje teknikut, të paktën në repartin difensiv.

Të këshilluara

Video/ Romagnoli makthi i Genoa në Halloween

Në natën e Halloween, Milan tremb tifozët në San Siro, përpara se të bëjë të ekzaltojnë në minutën e dytë shtesë, në një ndeshje ku gjithcka e bëri vetë. Rikupe...

23:09

Video/ Suso i shënon Genoas për 4 minuta

Milan dhe Genoa luajnë ndeshjen e prapambetur të javës së parë të kampionatit të Serie A dhe kuqezinjtë kalojnë në avantazh që në fillim. Katër minuta i duhen S...

20:44

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI