Flash

8 kongresmenë i shkruajnë sekretarit amerikan të shtetit: Mbështesni Serbinë për dialogun me Kosovën

Lapsi.al 1 November 2018
8 kongresmenë i shkruajnë sekretarit amerikan të shtetit:

Tetë kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo në lidhje me bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës.

Tetë kongresmenë amerikanë kanë kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo të ofrojë mbështetje për përpjekjet e Serbisë në arritje të paqes, nëpërmjet bisedimeve në kërkim të përmirësimit të raporteve me Prishtinën, shkruan “RTS”.

Kongresmenët në letrën e tyre dërguar Pompeos kanë theksuar se një veprim i tillë diplomatik jo vetëm se do të ofrojë mundësinë për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan, por edhe njëherë do të dëshmojë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për siguri transatlantike.

“Iniciativa e Serbisë për pajtim me Kosovën jo vetëm se është dëshmi se marrëveshja është në ardhje, por edhe ofron mundësinë për sigurimin e integritetit në komplet regjionin e Ballkanit dhe shtetet perëndimore”, thuhet në letrën e kongresmëneve të dërguar tek Pompeo.

Ata po ashtu apelojnë nga Pompeo të vazhdojë të ofrojë mbështetje për përpjekjet e tilla, që sipas tyre, janë dëshmi e punës për arritjen e paqes dhe sigurisë në komplet regjionin e Ballkanit, transmeton lajmi.net.

Kongresmenët amerikanë theksojnë se është në interes nacional të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përkujdeset që bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës të kenë sukses dhe shtojnë se është imperativ për SHBA-të të mbikëqyrin marrëveshjet mes të dyja palëve në mënyrë që të arrihet një pajtim i plotë në përputhje me procesin e Brukselit./Lajmi.net

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI