Flash

Rafinha, gafa e "ekzagjeruar": braziliani kërkon ndjesë në Twitter

Lapsi.al 1 November 2018
Rafinha, gafa e "ekzagjeruar": braziliani kërkon ndjesë
Mesfushori i Bayern Mynih, Rafinha, është detyruar të kërkojë falje që u vesh si 'atentator arab' për Halloween, duke u justifikuar se nuk kishte si qëllim të fyente ndjenjat e askujt. Në një imazh të publikuar në faqen zyrtare Twitter të Bayern, futbollisti brazilian është i veshur me një rrobë të gjatë arabe e me shami me kuadrate rozë e të bardhë, ndërsa mbante një pako ku shkruhej 'kujdes'. Veshja ka shkaktuar debate të forta në rrjetet sociale dhe klubit iu desh të fshinte foton. Më pas Bayern ka postuar ndjesën e Rafinha. "Halloween është një festë e frikës me kostume të ekzagjeruara, nuk ishte qëllimi im të mërzisja asnjë me veshjen time ose të lëndoja ndjenjat e ndonjërit", ka shkruar braziliani.

Të këshilluara

MotoGP/ Suzuki i Rins merr flakë në bokse

Nuk ka filluar në mënyrën më të mirë fundjava në Sepang për Alex Rins. Suzuki i tij me numër 42, në fakt, ka marrë flakë ndërsa ndodhej në korsinë e tij në boks...

18:28

Video/ Romagnoli makthi i Genoa në Halloween

Në natën e Halloween, Milan tremb tifozët në San Siro, përpara se të bëjë të ekzaltojnë në minutën e dytë shtesë, në një ndeshje ku gjithcka e bëri vetë. Rikupe...

23:09

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI