Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Pse opozita po e ruan Veliajn nga akuzat për lidhje me krimin?

Lapsi.al 31 October 2018
Pse opozita po e ruan Veliajn nga akuzat për lidhje me krimin?
Lulzim Basha publikoi në fillim të kësaj jave një listë të hierarkëve socialistë të cilët sipas tij duhet të përfundonin në burg. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Vangjush Dako, Qazim Sejdini e plot të tjerë, u akuzuan për lidhje të provuara me krimin. Por ajo që be në sy në këtë listë është mungesa vezulluese e Erion Veliajt. Lexo më tej:

Basha rreshton emrat: Këta janë drejtuesit e PS që duhet të arrestohen menjëherë

Si ka mundësi, nëse PD këto akuza nuki bën në bazë të fakteve, por thjështë për qëllime politike, ajo “ta falte” kryebashkiakun e Tiranës? Si ka mundësi që kur përpara ka betejën dhe garën më të madhe, atë për të fituar Tiranën, PD ta ruante nga përbaltja Lali Erin? Këto dilema të bëjnë të mendosh se akuzat për të gjithë ata që përgojon opozita kanë një bazë reale, por ajo nuk ka mundur të gjejë prova për të goditur edhe kreun e bashkisë. Në fakt, në këtë konstatim, ka diçka të vërtetë. PD e ka masakruar sa herëi është dhënë rasti Erion Veliajn, si për lidhjet me oligarkët, si për lejet e ndërtimit, si për korrupsionin me pasojë vrasjen e Ardit Gjoklajt, si për kapjen e mediave, por ajo nuk ka mundur të nxjerrë asnjë fakt për lidhjet e tij me kriminelë. Madje duke e ditur këtë, vetë Veliaj,i ka ofruar publikut shfaqe të shëmtauara nga ato që di të prodhojë ai, si atëherë kur deklaronte se nuk pyeste për të fortët, duke triumfuar mbi një pronë të Shullazit.

Emiljano Shullazi në qeli, Erion Veliaj e provokon nga Facebook

Në realitet, ka një mendim të përhapur, si në qarqet politike shqiptare ashtu dhe tek diplomatët që ndodhen në Tiranë, për një ndryshim të dukshëm mes pushtetit të Ramës dhe mënyrës si përpiqet të qëndrojë në lojë Veliaj. I pari e mbështet forcën e tij mbi tre kollona, paratë e oligarkëve të cilëve iu bën favore, manipulimin ekstrem të mediave dhe lidhjeve me botën e errët të krimit, të cilëve iu jep liri të plotë për trafiqet e tyre, për ti përdorur më pas elektoralisht (si ç’u provua së fundi në rastin e Dakos). Ndërsa Veliaj, qëi ka po aq për zemër oligarkët dhe kapjen e mediave,i është ruajtur ekstremisht lidhjeve me kriminelët. Vetë distanca gati armiqësore që ai krijoji me Saimir Tahirin, për sa kohë kyi fundit ishte në pushtet,i ka dhënë atij bonus në publik. Pikërisht, kjoi ka bërë një pjesë të diplomatëve të huaj, nga ata që kanë ndhimuar në katapultimin e tij politik që në kohën e “Mjaft”, e deri tek ata që merren sot me punët e Shqipërisë, ta shohin Lali Erin si të keqen më të vogël. Të gjithë ata që nuk e pranojnë dot rikthimin e falangave të Berishës në pushtet, por që nga ana tjetër e shohin si u degjeneron para syve mes skandalesh të njëpasnjëshme, ngrehina kriminale e Ramës, po e projektojnë kryebashkiakun si një plan “B”. Në këtë skenar po ndikon jo pak edhe partia e dytë e opozitës, LSI. Monika Kryemadhi vazhdon të ngulmojë se Rama nuk do e rikandidojë Veliajn, madje ajo çuditi mbarë botën kur deklaroi se mund të votonte edhe për Erion Velinë në zgjedhjet lokale.

Kryemadhi: Rama do “ia hajë kokën” Veliajt, nuk e rikandidon në Tiranë

Habit Monika Kryemadhi. Vetëm ajo e sheh lali Erin si viktimë të Ramës Ndoshta LSI, mendon të kapërcejë sërish ylberin dhe të rikthehet në një koalicion të majtë, të kryesuar nga Veliaj, nëse Rama rrëzohet. Pikërisht për këtë, ndoshta pa vetëdije, po ndikon edhe PD. Duke e fokusuar me të drejtë betejën e lidhjeve të qeverisë me krimin, ajo indirekt po vizaton një Erion më të pastër se rilindastit e tjerë, që mund të mbetet e vetmja shpresë e socialistëve, nëse Ramën e përthith brenda vetes bataku ku është zhgryer. Dhe këtu PD gjendet në një rreth vicioz: A duhet të këmbëngulë në këtë luftë, kur ajo mund ti pjellë një mostër të re, që do të duhet sërish shumë kohë për ta rrëzuar nga froni? ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43