Flash

Përplasje me armë në Kumanovë, 5 shqiptarë të plagosur

Lapsi.al 31 October 2018
Përplasje me armë në Kumanovë, 5 shqiptarë të

Të paktën 5 shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Kumanovë të Maqedonisë si pasojë e përplasjeve me armë zjarri mes dy familjeve.

Alsat M raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Tode Mendoll’, ndërsa në konflikt janë përfshirë dy familjet shqiptare Latifi dhe Maksuti.

Mësohet se shtetasit me inicialet F.L. 61 vjeç dhe V.L. 48 vjeç kanë qëlluar me armë në drejtim të V.M., XH.M, R.M dhe M.M, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Shkupit për trajtim më të specializuar. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarje, por forca policie vijojnë hetimet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI