Flash

Në kryeministri ka pllakosur paniku

Lapsi.al 31 October 2018
Në kryeministri ka pllakosur paniku
Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar frikën e shkaktuar nga "bombat" që përgatitet të plasë opozita, sesa të vëzhgosh se si reagon pala që mund të preket nga to. Ne të gjithë mund të qeshim më ato që kumton “qytetari dixhital” i Berishës - dhe ai vetë, na ka dhënë mëse një rast për këtë-; ne si shumëkush mund të jemi skajshmërisht mosbesues ndaj Bashës – pasi ai më shumë sesa një herë e ka përqeshur të vërtetën-; por në asnjë mënyrë, ne nuk mund të mos mbajmë shënim mënyrën se si po sillet Edi Rama në këtë situatë të re. Dhe këtu nuk e kam fjalën për momentet e aktrimit prej kllouni, në të cilat ai shkëlqen si askush tjetër, as për fabulat që tregon se gjithçka është një farsë e përgatitur në Kinostudion e ShQUP-it, as për promovimin televiziv të modeleve idioteske të “Xhuxhit”, që tentojnë ti mbysin faktet duke i qesharakizuar. Aspak. Mënyra për të kuptuar është të përpiqesh të lexosh aktet institucionale që po ndërmer Rilindja. Dhe ato janë lehtësisht të lexueshme. Sot, agjensia investigative BIRN zbuloi një dokument skandaloz të miratuar nga kuvendi, i cili mëton t’u japë një korracë më të fortë imuniteti deputetëve. Sipas tekstit të bërë publik edhe nga Lapsi.al (shiko këtu poshtë), në këtë dokument aludohet se rilindasit duhen mbrojtur nga arrestimet, pasi duke kërkuar ato, prokuroria mund të dojë të bëjë një komplot për të krijuar destabilitet.

Ndryshimet në kuvend/ Rama po i trembet arrestimit të deputetëve

Kjo, logjikë haluçinante që të kujton, si lajthitjet e çartura të Berishës pas 21 janarit, po ashtu edhe ato të Edi Ramës pas denoncimeve të nënkomisar Nuhut, është e qartë se kërkon të mbrojë pjestarët e organizatës kriminale të Rilindjes, nga denoncimet e ardhshme. Edhe më e fortë bëhet kjo hipotezë kur kujtojmë se Qeveria ka ndërrmarrë një nismë për forcimin e ligjt kundër shpifjes, me shpresën se do të pengojë opozitën dhe mediat të publikojnë materialet që kanë nëpër dosje. Edhe më e besueshme bëhet ajo, po ti shtosh faktin se tentativa e parë u bë duke vënë në krye të institucionit të akuzës, një kryeprokurore kamikaze, për të cilën fillimisht u tha se do të qëndronte dy-tre muaj, se nuk do të bënte zëvëndësime të varësve dhe nuk do të ndërhynte në çështje konkrete. Por, me sa duket tani zullumi është aq i madh, sa atë nuk mund ta mbulojë një militante e mangët si Arta Marku. Prandaj, Rama ka kaluar në shtimin e masave të tjera që tregojnë se ai po vepron duke improvizuar në panik. Eshtë pikërisht kjo zemërdridhje dhe frikë, që pjell absurditete të tilla, si dokumenti i zbuluar sot, i cili tenton të forcojë imunitetin e deputetëve ndaj arrestimeve. Dhe janë këto masa që na tregojnë qartë peshën e bombave që parathotë opozita, sado mosbesues që ne të jemi ndaj saj. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

Heshtja e Xhafës si akuzë për Ramën

Në shkrimin paraardhës, që merrej me shkaqet e arrestimeve të fundit, kam shprehur idenë se versioni më i besueshëm është ai, sipas të cilit, meqenëse janë kapu...

14:01

Nuk ka bir kurve që ta besojë Gjushin

Të enjten në Opinion, Vangjush Dako u përpoq të luajë rolin e shejtan budallait. Kur e pyesnin se si kishte mundësi që ishte përgjuar duke folur me trafikantë, ...

12:12

Kush e detyroi Ramën të "godiste" bandat?

Arrestimet e fundit kanë bërë kaq shumë bujë jo pse janë kapur disa kriminelë, por se në këto arrestime rezultojnë të implikuar njerëz të rëndësishëm të partisë...

14:47

Shteti si peng i skandaleve të Rilindjes

E përfshirë në një spirale skandalesh që duket sikur s’ka fund, organizata e Rilindjes ka nisur një fushatë të ethshme për të mos u ballafaqur me to dhe për të ...

18:17

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI