Flash

Luan Rama: S’ka rëndësi data e zgjedhjeve vendore, por pastrimi nga krimi

Lapsi.al 31 October 2018
Luan Rama: S’ka rëndësi data e zgjedhjeve vendore, por pastrimi

Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama deklaroi se për politikën shqiptare nuk duhet të ketë rëndësi se kur do të vendoset data e zgjedhjeve vendore, por pastrimi i këtij procesi nga krimi.

Në një prononcim për gazetarët pak pas mbarimit të takimit konsultativ me presidentin Ilir Meta për caktimin e datës së zgjedhjeve të 2019-ës, Rama tha se ai ndau me presidentin shqetësimin e LSI-së.

“Unë ndava me të shqetësimin e LSI se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është data, por pastrimi i zgjedhjeve nga interferenca dhe lobimi nga grupet kriminale. Problem ka qenë dhe blerja e zgjedhjeve dhe ka qenë në kolaps. Një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale, do i kthejë reston grupeve kriminale" - u shpreh Luan Rama.

Ndërkohë, në emër të socialistëve, Taulant Balla tha sot pas takimit me Metën se alternativat për caktimin e datës për Vendoret janë dy të dielat e fundit të qershorit të 2019-ës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI