Flash

Koncesionet/ Me pagesë edhe autostrada Tiranë-Durrës

Lapsi.al 31 October 2018
Koncesionet/ Me pagesë edhe autostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës do të jepet me koncesion dhe kalimi në këtë aks do të jetë me pagesë. Qeveria parashikon të japë me koncesion edhe një aks tjetër, Kashar-Rrogozhinë.

Të dhënat për vlerat e kontratave jepen në relacionin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Kontrata e koncesionit të autostradës, sipas buxhetit, do të përfshijë ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e saj nga privati. Vlera e investimit të kryer nga privati llogaritet në 49,1 miliardë lekë.

Në relacionin e buxhetit përcaktohet se dhënia e tyre me koncesion do të bëhet në vitin 2019. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmoi dje se është depozituar një propozim nga një subjekt privat për realizimin e projektit me koncesion për të dyja autostradat, Tiranë-Vorë-Durrës dhe Kashar-Rrogozhinë.

Ministria e Infrastrukturës sqaron se e gjithë kostoja e ndërtimit do të përballohet nga privati dhe kalimi në këtë aks do të jetë me pagesë. Përveç kësaj, ministria sqaron se do të ketë edhe një rrugë alternativ pa pagesë.

“Propozimi ka për qëllim të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për të ulur ngarkesën në të gjithë rajonin, Tiranë, Durrës dhe Rrogozhinë. Skema e propozuar parashikon ndërtimin e veprave në fjalë në dy faza. Së pari, zgjerimin e aksit Tiranë Vorë-Durrës, rehabilitimin e rrugës dytësore Tiranë-Durrës përmes Ndroqit dhe asaj të aksesit për bizneset.

Së dyti, në një fazë të mëvonshme, përtej 2025, parashikohet ndërtimi i aksit tjetër KasharRrogozhinë. Skema e propozuar parashikon që të gjithë koston e ndërtimit e përballon koncesionari privat, i cili vendos një tarifë për kalimin duke garantuar shlyerjen e investimit dhe fitimin e arsyeshëm pa rënduar mbi buxhetin e shtetit. Qytetarëve u krijohet edhe mundësia e kalimit pa pagesë përmes rrugës alternative”, sqaron Ministria e Infrastrukturës.

Nga ana tjetër, ministria e Infrastrukturës shprehet se ende nuk ka një vendimmarrje dhe se do të analizojë propozimet, shkruan gazeta Panorama.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke analizuar këto propozime, nuk ka asnjë vendimmarrje dhe në rast të një konkluzioni pozitiv, do të ndiqen me transparencë të plotë të gjitha procedurat e përcaktuara në ligj, duke garantuar mbrojtjen maksimale të interesave të qytetarëve shqiptare. Projektet e paraqitura kanë për referencë kosto tavan dhe jo kosto konkrete të realizimit. Kostot finale të projekteve përcaktohen vetëm pasi të ketë projekt zbatimi të miratuar për realizimin e veprave në fjalë”, thuhet në reagim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI