Flash

Disiplina/ Dënim kolektiv për një parrullë që nuk është vepër e të gjithëve dhe pezullim për Bathën për një episod të gjykuar nga arbitri

Lapsi.al 31 October 2018
Disiplina/ Dënim kolektiv për një parrullë që nuk

Komisioni i Disiplinës mori vendimet e tij për javën e Superiores që u mbyll, duke shpejtuar të marrë masat përpara ndeshjes së parë të javës së 11. Ndoshta nxitimi për të dhënë verdiktin e bëri Disiplinorin të bëjë zgjedhjet shabllon, ato të preferuara më saktë. Dënimin kolektiv dhe përdorimin e imazheve filmike, edhe pse gjyqtari i ndeshjes ishte shprehur për rastin në fjalë.

Kështu, banderola e shfaqur në Selman Stërmasi nga tifozët e Partizanit "Një grek më pak, një bastard më pak" është konsideruar shprehje raciste, vetëm se dënimi ka prekur të gjithë tifozët e Partizanit, pavarësisht se shumë pak prej tyre ishin përgjegjës për një veprim të tillë.

Ndoshta reagimi paraprak i FSHF, që u distancua nga sa ndodhi dhe paralajmëroi sanksione, ka ndikuar në Komisionin e pavarur të Disiplinës, që edhe ai të japë dënimin për banderolën. Vetëm se në vend të dënohen fajtorët, u dënuan (dy ndeshje pa tifozë) shumë më tepër prej atyre që nuk kishin asnjë lidhje me sa ndodhi.

Gjithashtu Komisioni ka harruar interpretimin e Kodist të Disiplinës Sportive në përdorimin e pamjeve filmike. Idriz Batha i Flamurtarit është dënuar një ndeshje për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b të KDS.

Neni citon rastin kur lojtari ndëshkohet për lojë të rëndë, vetëm se kjo lidhet me faktin që lojtari duhet të ishte i ndëshkuar me karton të kuq. Batha ka marrë në ndeshje vetëm karton të verdhë dhe për më tepër nëse është bërë pjesë e aplikimit të pamjeve filmike ka sërisht dicka që nuk shkon në dënimin e mesfushorit të Flamurtarit, sepse ato përdoren vetëm në rastin kur arbitrit të ndeshjes i ka shpëtuar pa e parë episodi, gjë që në këtë rast nuk ndodhi, duke qenë se Hamitaj ishte pranë lojtarit të kuqezinjve dhe rastin e dënoi me faull.

TE GJITHA VENDIMET E KOMISIONIT TE DISIPLINES

1. KF “Partizani”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatese.

2. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.

3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të Nenit 66/2 KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.

4. “Flamurtari FC”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të Nenit 66/2 KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.

5. Lojtari i Flamurtari FC, Idriz Batha, per loje te rende ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 48/1/b te KDS, denohet me nje ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 3 (tre) ndeshje pa spektatorë.

7. KF “Kevitan”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Vllaznia B”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS dhe 89/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).KF “Kevitan”, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së këtij veprimi përjashtohet nga aktiviteti dhe zbret një kategori më poshtë, në bazë të Nenit 89/2/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.

8. Zyrtari i KF “Klosi”, Besnik Muharremi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i SHS “Përmeti”, Emiljano Mihali, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF “Delvina”, Adrian Xhibro, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Astrit Isai, për protesta ndaj vendimeve zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. KF “Gramozi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkates.

13. Lojtari i KF “Term”, Marjo Kruja, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Teuta” U-19, Dejvi Kapllani, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Bylis” U-19, Emanuel Nurcaj, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i KF “Lushnja” U-19, Kledi Allkanjari, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. KF “Vlora” U-19, për aktivizimin të lojtarit Hitmen Troqe, që nuk kishte të drejtë për të luajtur në ndeshjen kundër KF “Republika” U-19, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI