Flash

“Çmendet” moti, edhe gjatë nëntorit si të ishte pranverë

Lapsi.al 31 October 2018
“Çmendet” moti, edhe gjatë nëntorit si të

Jemi në ditën e fundit të muajit Tetor dhe duket se kanë filluar kapriçot e motit.  Nga një kohë me shi prap doli dielli.

Por, si do të jetë moti në vazhdim? Meteorologia Lajda Porja ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur pikërisht për parashikimin e motit.

Gjatë emisionit meteorologia zbuloi edhe për parashikimin për muajin Nëntor dhe tha se ky vit pritet të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të qëndrueshëm.

“Muaji Tetor ka patur episode të pakta me shi, ka patur shi një ditë në dhjetë ditëshin e parë dhe ditën e djeshme. Ndërkohë përmirësimi i motit ka filluar që sot dhe pritet që e gjithë java të jetë me mot të qëndrueshëm e të kthjellët. 15-ditëshi i parë i Nëntorit do të jetë i qëndrueshëm, me përjashtim të datës 7-të. Por ditë të njëpasnjëshme me diell na presin edhe në muajin Nëntor. Normalisht për stinën në të cilën jemi kjo nuk është normale, sepse muaji Nëntor duhet të jetë muaji më i lagësht i vitit. Ky vit parashikohet të mbyllet me temperatura më të larta se sa normalet. I gjithë territori ka vlera më të larta se sa normalja. Kjo javë pritet të shënojë temperatura 28 gradë celsius dhe në zona të veçanta edhe 29 gradë. Është kohë për plazh. Dhjetori parashikohet të jetë i ngrohtë dhe të ketë më shumë ditë me diell dhe pak ditë me reshje. Parashikohet që disi më ftohtë të jetë Janari dhe Shkurti, por duke qenë se është parashikom afatgjatë ka gabueshmëri më të madhe, por mund të them se ky vit mbyllet me temperatura të larta”, tha Porja.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI