Flash

Arrestohen në Tiranë shpërndarësit e kokainës dhe kanabisit

Lapsi.al 31 October 2018
Arrestohen në Tiranë shpërndarësit e kokainës dhe

Dy shpërndarës droge janë arrestuar në Tiranë. Një 21 vjeçar banues në Çorovodë është kapur me 101 doza kokainë ndërsa një tjetër 24 vjeçar nga Farka është  arrestuar pasi në banesën e tij iu gjet një kavanoz me kanabis.

Nga seksioni kundër Narkotikëve  u arrestua: Armando Dervishi, 21 vjeç, banues në Çorovodë.

"Këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”."

Në pranga ra dhe Fatjon Shkalla, 24 vjeç, banues në Farkë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Farkë në banesën e këtij shtetasi, në një kavanoz iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dozat e kokainës dhe të kanabisit

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI