Flash

5 gjëra që nuk i dinit për Justin Timberlake

Lapsi.al 31 October 2018
5 gjëra që nuk i dinit për Justin Timberlake

Përmes librit “Hindsight & All the Things I Can’t See in Front of Me”, Justin Timberlake rrëfen të gjithë jetën e tij. Brenda biografisë, 37-vjeçari fitues i “Grammy” flet për pasojat e lidhjes së tij të dashurisë me Britney Spears, sesi njohu bashkëshorten e tij Jessica Biel si dhe për vogëlushin e familjes, Silas. Timberlake dhe Biel, të cilët festuan përvjetorin e gjashtë të martesës disa javë më parë, kanë zgjedhur të përjetojnë historinë e dashurisë larg vëmendjes së medias duke i mbajtur të gjitha detajet për veten. Por jo më, sepse falë librit u mësua çdo sekret! Justin Timberlake shkroi këngën “Cry Me a River” në vetëm dy orë. Mendohet se kjo këngë i dedikohet ish-partneres së tij Britney Spears: “Nuk e kisha aspak në plan të shkruaja. Por ndjenjat që po përjetoja në ato momente doja t’i transmetoja tek njerëzit në një mënyrë që ata t’i kuptonin dhe të gjenin veten.” Ai takoi Biel në një festë surprizë:“Ne u takuam për herë të parë në një festë surprizë në Hollywood. Bëra një shaka plot sarkazëm dhe ajo ishte e vetmja që e kuptoi dhe qeshi. Folëm atë natë dhe më pas kërcyem së bashku. Dhe kaq ishte. Shumë kohë më pas nisëm të flisnim dhe kur po trokiste festa e ‘Golden Globes’ nisëm të dilnim së bashku.” Biel dhe Timberlake ishin në dy lidhje të tjera kur u prezantuan për herë të parë: “Ne ishim duke u takuar me njërëz të tjerë në atë periudhë, po mbroheshim që kjo lidhje të mos na lëndonte. Na u desh pak kohë të pranonim se ishim bërë për njëri-tjetrin. Kur u ktheva nga turi i koncerteve, kaluam një muaj të tërë së bashku dhe i kërkova që të ishte vetëm e imja.'” Ai mësoi se Biel ishte shtatzënë gjatë “FaceTime”: “ Unë isha në tur kur jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Isha në Detroit ndërsa bashkëshortja ime në Los Angeles. Më kishte dërguar një tekst me shkronja kapitale ku shkruante: MË MERR TANI. E mora në Facetime me urgjencë. Ajo e hapi telefonatën dhe kishte atë shikimin tipik në telefon dhe e dija se çfarë do të thonte. Më tregoi testin e shtatzënisë dhe të dy nisëm të qanim. U ktheva në shtëpi, pa përfunduar turi që të kujdesesha për familjen time.” Silas ka qënë kulmi i jetës së tij: “Gjërat që kam mësuar nga të qënit baba janë të pafundme. Më futi në mendime për prindërit e mi dhe sesi duhet të sillesha me fëmijën tim. Më bëri të jem më i kujdesshëm sesi djali im do të më shohë mua në të ardhmen. Tani jam më i kujdesshëm dhe mendoj më shumë.”

Të këshilluara

Manual për një seks të mrekullueshëm anal

Nëse gjatë seksit ju ndodh të ndjeni një dorë që i prek vazhdimisht të pasmet tuaja, apo ndonjë gisht që i afrohet vrimës anale, kjo do të thotë se partnerit tu...

15:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI