Flash

Leicester, i biri i Vichai: "Do ta çoj përpara trashëgiminë e babait tim"

Lapsi.al 31 October 2018
Leicester, i biri i Vichai: "Do ta çoj përpara
Anglia dhe e gjithë bota e futbollit janë akoma nën tronditjen e shkaktuar nga aksidenti që shkaktoi vdekjen e presidentit të Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër personave të tjerë, që udhëtonin me të në helikopterin që u rrëzua. Shumë njerëz kanë bërë homazhet, duke vendosur lule në King Power Stadium, në nderim të njeriut që duke fituar Premier League, bëri të mundur të pamundurën. Një dashuri që ka prekur thellë edhe djalin e ish-numrit 1 të Foxes, që ka postuar një letër në faqen e tij zyrtare në Instagram për të shprehur ndjesitë në këto ditë të vështira. "Dua të falenderoj të gjithë, nga thellësia e zemrës, për suportin e tyre të pafund. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj sa i rëndësishëm ishte im atë për shumë persona në të gjithë botën dhe jam prekur nga fakti sa shumë njerëz e kishin përzemër. Jam krenar që kisha një baba të jashtëzakonshëm. Nga ai kam trashëguar misionin e madh që duhet ta coj përpara dhe është pikërisht ajo që do të bëj. E di që do të kem mbështetjen e duhur për të përmbushur misionin dhe jam mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe fjalet e sjellshme. Im atë më ka mësuar të jem i fortë dhe të kujdesem për familjen. Ai më mësonte gjërat përmes shembujve dhe nuk e bënte të dukej si mësim. Ishte mentori dhe modeli im. Sot më la këtë trashëgimi dhe do të bëj të pamundërënpër të cuar përpara vizionin dhe ëndërrat e tij. Unë e familja ime duam ti falenderojmë të gjithë për fjalët e bukura dhe mendimet e dedikuara në këtë moment të vështirë. Më mungon baba, me gjithë zemër".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI