Flash

Veliaj sfidon Ramën, thërret Xhafajn në takimin e Bashkisë

Lapsi.al 30 October 2018
Veliaj sfidon Ramën, thërret Xhafajn në takimin e Bashkisë

Fatmir Xhafaj ka ende për të thënë pas dorëheqjes nga kabineti qeveritar. Për këtë ka shfrytëzuar një takim të Bashkisë së Tiranës për buxhetin, nga ku ka etiketuar sërish tërthorazi Ramën. Por më shumë se mllefi i Xhafajt, bie në sy guximi i Erion Veliajt që i ka dhënë hapësirë në takimet që organizon vetë, thumbave të ish ministrit të Brendshëm.

Më poshtë një pjesë nga deklarata e Xhafajt, ku vë në dukje ndryshimin mes Ramën dhe lavdëron Veliajn.

"Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj! Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI