Flash

Trump: Jo më nënshtetësi amerikane për fëmijët e emigrantëve që lindin në SHBA

Lapsi.al 30 October 2018
Trump: Jo më nënshtetësi amerikane për fëmijët e

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do që t’u mohojë shtetësinë fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër që nuk janë shtetas amerikanë, apo që janë imigrantë paligjshëm.

Zoti Trump tha në një intervistë për emisionin Axios në kanalin HBO se ka në plan të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund politikës aktuale, që parashikon të drejtën e shtetësisë në lindje. "Është në proces e sipër. Do të bëhet", tha ai.

"Ne jemi i vetmi vend në botë ku një person mund të vijë, të lindë një fëmijë dhe fëmija bëhet automatikisht qytetar amerikan … me gjithë përfitimet e këtij statusi. Është qesharake. Duhet të marrë fund”, - shtoi ai.

Ndalimi i kësaj politike ka shumë gjasa që të përballet me sfida ligjore në gjykatë.

Presidenti Trump tha se e kishte diskutuar këtë ide me këshilltarin e tij ligjor, i cili siç tha ai e informoi se nuk ka nevojë për një amendament kushtetues për t’i dhënë fund të drejtës për shtetësi në lindje.

Një sfidë ligjore do të thoshte se gjykatat duhet të marrin një vendim për një debat lidhur me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës, ku thuhet:

"Të gjithë personat që lindin ose që marrin shtetësinë në Shtetet e Bashkuara, dhe subjekt të këtij lloj juridiksioni, janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku banojnë”.

Megjithatë disa konservatorë këmbëngulin se amendamenti kishte si synim vetëm t’u siguronte shtetësinë foshnjave të lindura në Shtetet e Bashkuara nga prindër që janë ligjërisht banorë të përhershëm.

Plani i Presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj politike, i përshkallëzon edhe më tej përpjekjet e administratës së tij për ta bërë imigracionin një çështje madhore të fushatës para zgjedhjeve të 6 nëntorit për Kongresin.

Dy javët e fundit, zoti Trump dhe aleatët e tij konservatorë kanë bërë paralajmërime për karvanin e imigrantëve nga Amerika Qendrore që është disa qindra kilometra lag kufirit jugor të Amerikës.

Të hënën presidenti Trump e përshkroi karvanin si “një pushtim të vendit tonë”, ndërsa administrata e tij deklaroi planet për të dërguar të paktën 5 mijë e 200 trupa në kufi deri në fund të kësaj jave./voa

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI