Flash

Rekordi i ri: Ronaldo mbreti i Instagram, kalon Selena Gomez

Lapsi.al 30 October 2018
Rekordi i ri: Ronaldo mbreti i Instagram, kalon Selena Gomez
Është vërtetë një moment i jashtëzakonshëm për Cristiano Ronaldo, që tregon se nuk është aspak i turbulluar nga cështja Mayorga. Portugezi, që po tërheq Juventus në krye të klasifikimit në kampionat e Champions League dhe ëndërron Topin e Artë të 6 në karrierë, është bërë personazhi publik më i ndjekur në botë në Instagram. Rekordi i pafund për kampionin portugez, që përvecse i ka shtuar ndjekës Juventus (duke bërë ti humbasë Real Madrid), është bërë zyrtarisht Mbreti i Instagram, duke parakaluar një ikonë botërore të ëeb e jo vetëm si Selena Gomez. Këngëtarja dhe aktorja amerikane ishte në krye të këtij klasifikimi të vecantë që nga 2016, por e ka dorëzuar kurorën tek numri 7 më i fortë në botë, që me 144 milionë e 312 mijë ndjekës (gjithnjë në rritje konstante) është bërë numri 1 absolut. Numra vërtetë të çmendur, që financiarisht përkthehen në miliona euro për cdo postim, si postimi i parë bërë me fanellën bardhezi, në 16 qershor, e me shkrimin "Forza Juve. Fino alla fine!", që mori 12 milionë zemra duke u bërë imazhi me më shumë pëlqime publikuar nga një sportist

Të këshilluara

Video/ Inter po e kthen në goleadë

Humbja e Lazio në shtëpi tani po merr përmasa. Inter shënon edhe golin e tretë me Mauro Icardin. Goli i dytë personal për kapitenin zikaltër, që mund edhe njëhe...

22:05

Video/ Inter nuk ndalet, shënon të dytin

Për Lazion duket e vështirë sfida në Olimpico. Inter dyfishon rezultatin me Marcelo Brozovic, duke e lënë të qetë Spalletin në pankinë për pjesën e dytë. Në min...

21:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI