Flash

Prezantimi/ Çfarë tregoi dhe ku gaboi Sandër Lleshi në Opinion

Lapsi.al 30 October 2018
Prezantimi/ Çfarë tregoi dhe ku gaboi Sandër Lleshi në
Shumëkush mund ta quajë edhe një surprizë. Kandidati për ministër i Brendëshëm, Sandër Lleshi, që pret dekretimin nga presidenti, ka treguar mbrëmë në “Opinion” një anë që bie ndesh me steriotipin e zyrtarit të rilindjes. Rilindasi tipik është ai ka mban lidhje direkete me botën e krimit, Lleshi demostroi gati një bezdi për atë që e etiketoi si "krim vanitoz". Rilindasi tipik ka si kredo të tij të shesë më shumë punë sesa bën, Lleshi këmbënguli se beson tek formimi prej ushtaraku gjerman, që njeriu duhet të shfaqë shumë më pak sesa është. Rilindasi tipik veneron modelet e Tahirit që i printe vetë aksioneve, apo të Xhafës që shpallte paraprakisht eleminime bandash, Lleshi u betua se ai nuk do të flasë kurrë për goditjet e ardhshme, sepse ai nuk është kryepolic, por ministër. Rilindasi tipik nuk nguron të thotë: historia fillon me mua, Lleshi nënvizoi se ai nuk është një nga ata që mendojnë se po e nisin nga zero.

Ende pa u dekretuar flet ministri i ri i Brendshëm: Si kam punuar me Tahirin dhe Xhafajn

Po ti shtosh këtyre rrëfimin për edukimin Spartan, pasionin për librat që e tejkalon atë për armët, dëshirën për të shkruar, madje edhe kur ka mendime të diskutueshme si në rastin e hisorianit Oliver Shmid, e bëjnë atë një profil të ndryshëm nga ministrat e brendëshëm që Edi Rama ka paraqitur deri më tani. Në këtë kuptim, general Sandër Lleshi mund të thuhet se fitoi pikë në publik në paraqitjen e së hënës në “Opinion”. Por, ajo që mund të shihet me frikë dhe që rrezikon ti zerojë të gjitha këto është motivi se përse ai e ka paranuar t'a marrë përsipër këtë detyrë. Po të shikohet video poshtë që Lapsi.al ka shkëputur nga intervista me Fevziun, kandidati për ministër pohon se ai nuk ka thënë "PO", as se ka koncepte të caktuara ideologjike, as sepse ka ndonjë afilacion politik, por thjeshtë për respektin ndaj Edi Ramës.  [video width="1124" height="540" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/10/sander-lleshi-.mp4"][/video]

Sandër Lleshi: Si ma tha Rama vendimin për të më bërë ministër

Për shefin me të cilin ai ka punuar 5 vjet, që nuk është autoritar, por një njeri që i pëlqejnë sfidat e debatit intelektual dhe një drejtues që të jep më shumë kompetenca sesa ke nevojë. Për këto cilësi, që Lleshi ka dalluar tek Rama jo të gjithë bien dakord. Por problem nuk është këtu. Problemi është se ai e pohoi me gojën e vet se më shumë sesa për kredo apo një vision politik, ai do të jetë ministër si peasojë e një preference apo bestydnie personale. Dhe kjo është pikërisht ajo që nuk i duhet sot Shqipërisë. Sepse sot vendi ka nevojë për një ministër të brendëshëm që të shërbente si një lloj kundërpushteti brenda qeverisë, që të krijonte një kundërmodel të eksperiencave të mëparshme, që të mos vazhdonte në rrejdhën e lidhjeve okulte të rilndjes me botën e nëndheshme.   Vetëm në këtë mënyrë, Sandër Lleshi do ti bënte mirë jo vetëm shqiptarëve, por nëse i duhet edhe vetë kryeministrit. Por në të kundërtën, duke hyrë në derën e ministrisë së brendëshme, me një besim gati pasionant për shefin e tij, duke pranuar publikisht se e ka marrë detyrën vetëm nga respekti që ka për të, Sandër Lleshi po futet në atë tokë të minuar me këmbën e majtë. Dhe kjo deri në atë pikë, sa ti minojë të gjitha cilësitë që publiku i vuri re gjatë prezantimit të tij në Opinion. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI