Flash

Milan në alarm: Caldara dëmtimi më serioz se dukej, jashtë tre muaj

Lapsi.al 30 October 2018
Milan në alarm: Caldara dëmtimi më serioz se dukej, jashtë

“Caldara nuk do të jetë në dispozicion për disa muaj, ka patur një problem fizik, është një sezon i mallkuar, na vjen keq për të” deklaroi Gennaro Gattuso pas fitores me Sampdoria, por dëmtimi i ish-mbrojtësit të Atalanta duket më i rëndë se sa ishte parashikuar. Gazzetta dello Sport flet për një këputje gati 3 centimetra të muskulit të pulpës së djathtë që do ta mbajë larg fushës së lojës për të paktën 3 muaj.

Vërtetë "një sezon i mallkuar" për një nga blerjet e cmuara të Milan në merkaton e verës, por që me kuqezinjtë deri tani ka luajtur titullar vetëm në Europa League e që tani kthehet në aktivitet vetëm në fund të janarit ose fillim të shkurtit. Problemi në pulpë, që pësoi në stërvitje, është i fundit i një serie të gjatë për mbrojtësin e ardhur nga Juventus, kalvari i të cilit nisi në janarin e kaluar me një problem në shpinë, që e mbajti jashtë deri në prill, e që vazhdoi në muajt e parë të tij si kuqezi me një tjetër problem në shpinë.

Një goditje e rëndë për Milan, duke qenë se përpara fillimit të kampionatit me Juventus gjendja fizike e Caldara nuk kishte lënë dyshime, madje Mattia ishte në formë të shkëlqyer. Një dëmtim që mund të ndryshojë strategjitë e merkatos së janarit për kuqezinjtë, për të cilët mund të lindë nevoja e një përforcimi në qendër të mbrojtjes: emrat në listën e Leonardo e Maldini janë shumë, që nga një rikthim emocional Thiago Silva e deri tek Rodrigo Caio.

Të këshilluara

Video/ Inter po e kthen në goleadë

Humbja e Lazio në shtëpi tani po merr përmasa. Inter shënon edhe golin e tretë me Mauro Icardin. Goli i dytë personal për kapitenin zikaltër, që mund edhe njëhe...

22:05

Video/ Inter nuk ndalet, shënon të dytin

Për Lazion duket e vështirë sfida në Olimpico. Inter dyfishon rezultatin me Marcelo Brozovic, duke e lënë të qetë Spalletin në pankinë për pjesën e dytë. Në min...

21:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI