Flash

Manual/ Gënjeshtrat më të zakonshme që i thotë dashnores një burrë i martuar

Lapsi.al 30 October 2018
Manual/ Gënjeshtrat më të zakonshme që i thotë

"Unë jam ndryshe nga të tjerët"..., "jam i palumtur me gruan"..., "qëndroj vetëm për fëmijët"..., "Mos u grind se nuk dua të dëgjoj të njëjtin refren si në shtëpi"..., "jam duke kërkuar një banesë që të qëndrojmë bashkë"..., "dua ta kaloj pleqërinë me ty"

Nëse filloni lidhjen me nje mashkull të martuar, duhet të dini këto gjëra: shpesh do të ndiheni tepër keq; do të detyroheni të fshihni lotët, sepse askush nuk do të ketë dashnore të dëshpëruar, por të durueshme, argëtuese dhe seksi. E pra, mos keni iluzione se ai do të shkurorëzohet.

Vërejtjet janë të shumta: harroni festat dhe pushimet, sepse ai atëherë do të jetë me gruan e tij “të parë”; përgatituni të dëgjoni gënjeshtrat që ai me të është vetëm për shkak të fëmijëve, mirëpo nuk fle në të njëjtin shtrat; të jeni e gatshme për jetë të fshehtë, për motele të lira dhe takime të shpejta në veturë. Sa më shumë që të zgjasë lidhja, gjendja juaj psikofizike do të rrezikohet edhe më shumë.

Shumica e femrave arsyetojnë sjelljen e partnerëve të tyre duke thënë se “ai është më ndryshe”. Shumica e këtyre tregimeve pikërisht janë klishe që përfundojnë në të njëjtën mënyrë. Statistikat janë të tmerrshme – vetëm tre për qind e meshkujve braktisin bashkëshortet për dashnore. Duke pritur shpesh kalojnë vitet më të mira, andaj femrat lejojnë t’u ikin rastet që të gjejnë mashkullin tjetër, partnerin e lirë.

 

Të këshilluara

Rikthehen në modë pantallonat ushtarake

Pantallonat ushtarake janë kthyer, por jo stili që  ka patur boom-in në vitet ’90 dhe fillimin e viteve 2000, ku mbizotëronin veshjet punk. Po flasim për një...

12:20

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI