Flash

Ligji antishpifje/Kryeopozitari turk shet shtëpinë për të paguar Erdoganin

Lapsi.al 30 October 2018
Ligji antishpifje/Kryeopozitari turk shet shtëpinë për të

Paditë për shpifje bëjnë punë. Të paktën në Turqinë e Erdoganit, ku norma në fjalë zbatohet rregullisht. I akuzuar si një autokrat, presidenti turk ka gjetur rrugë të tjera, qoftë për të diskredituar kundërshtarët, qoftë për të mbushur xhepin.

Mediat turke njoftojnë se kreu i Partisë Republikane Popullore, Kemal Kiliçdaroglu është detyruar të shesë një prej shtëpive të tij për të paguar gjobat e marra për shkak të padive për shpifje nga Erdogan.

Ky i fundit ka depozituar 29 padi ndaj kundërshtarit të vet për fyerje, prej të cilave 12 janë shqyrtuar dhe kanë sjellë dëm prej 155 mijë dollarësh për Kiliçdaroglunë. Një prej akuzave për të cilat ky i fundit e ka pësuar ka qenë ajo se Erdogan dhe njerëz të tij kanë fonde të depozituara në ishullin Man, që vetëqeveriset nën kurorën britanike.

Për të bërë pagesat lideri opozitar ka shitur shtëpinë e verimit në Burhaniye, një qytet bregdetar në rajonin e Egjeut për rreth 500 000 lira turke.

Fyerja e presidentit dënohet penalisht në Turqi dhe deri më tani avokatët e Erdogan kanë depozutuar 1 800 padi kundër njerëzve të ndryshëm. RESPUBLICA.AL

Të këshilluara

Manual për një seks të mrekullueshëm anal

Nëse gjatë seksit ju ndodh të ndjeni një dorë që i prek vazhdimisht të pasmet tuaja, apo ndonjë gisht që i afrohet vrimës anale, kjo do të thotë se partnerit tu...

15:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI