Flash

Greqia i përgjigjet Ramës: Primare zbardhja e vdekjes së Kaçifas, të shmangim deklaratat...

Lapsi.al 30 October 2018
Greqia i përgjigjet Ramës: Primare zbardhja e vdekjes së

Zëvendësministri i Jashtëm, Jorgos Katrougalos, ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA, duke theksuar Greqia po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri lidhur me ngjarjen e rëndë.

Katrougalos shton se prioritet është sqarimi i kushteve të vdekjes së Konstandin Katsifas, mbrojtjes së të drejtave të komunitetit grek në Shqipëri dhe mos përkeqësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Asistenca ligjore është kërkuar dhe gjithçka është për tu parë se çfarë ka ndodhur. 

Ka një mobilizim nga të gjitha anët, kërkohet ndihmë juridike, krerët e policisë komunikojnë në të dy anët, gjithçka që është e mundur në mënyrë njerëzore, në mënyrë që ne të mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur." - u shpreh zv.ministri i Jashtëm grek.

Katrougalos shtoi se duhen shmangur deklaratat e hershme dhe shprehjet e rrezikshme retorike, duke iu referuar reagimit të Edi Ramës pas ngjarjes.

Vrasja e grekut në Bularat/ Reagon Rama: Fqinj të dashur… 

Të këshilluara

(VIDEO) Stuhia godet Vlorën

Ditën e sotme i gjithë vendi është përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë që ka sjellë rreshje shiu intensive dhe rrufe në vend. Në Vlorë reshjet e shi...

12:27

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI