Flash

Daily Mail zbulon kontratën e shtatëzanisë që Meghan detyroi ish bashkëshortin të nënshkruante

Lapsi.al 30 October 2018
Daily Mail zbulon kontratën e shtatëzanisë që Meghan detyroi

Meghan Markle bindi bashkëshortin e saj të parë të nënshkruante një “kontratë shtatzënie” , ku nënvizohej se ajo duhej të trajtohej me shumë kujdes gjatë pritjes së ëmbël. Pra nëse Meghan dhe bashkëshorti Trevor Engelson do të bëheshin me fëmijë, ky i fundit duhet të paguante për një dietolog si dhe trajner personal për aktoren, që ajo të kthehej në formë menjëherë. Nga ana tjetër, pjesë e kontratës ishte edhe një dado, e cila duhej të ishte gjithmonë në gadishmëri për bebin që do të vinte në jetë, bëjnë të ditur burime për “Daily Mail”.

“Meghan detyroi ish-bashkëshortin të firmoste këtë kontratë, pasi po konsideronte të ndërtonin një familje bashkë. Meghan ishte e tmerruar nëse do t’i ngjante familjes së saj për kilet e tepërta pas lindjes, pasi nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga ekrani. Ajo kërkoi për një trajner personal dhe dietolog gjatë dhe pas shtatzënisë. Shqetësimi i saj kryesor ishte shëndeti dhe pesha” – u shpreh burimi.

Në Amerikë, “kontratat e shtatzënisë” janë shumë të famshme, ku prindërit e ardhshëm bien dakort në detyrat pas lindjes së bebit.

Meghan dhe Princi Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe besojmë se nuk ka nevojë për të tilla kontrata, pasi çdo dëshirë e saj kthehet në realitet.

Të këshilluara

Zbulohet lidhja e Feros dhe modeles

Fero po shijon një romancë me modelen Arbenita Ismajli. Prej kohësh mediat po përflasin për një lidhje mes tyre, por nuk kishim asnjë provë për ta vërtetuar....

16:29

Aktorja turke në stilin Kardashian

Hande eshtë duke u komentuar çdo ditë e më shumë për ngjashmërinë e saj me Kim Kardashian. Ngjashmëri e cila duhet të themi, është krijuar me kalimin e kohës...

16:50

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI