Flash

Christian Panucci harron Shqipërinë dhe flet për Juventus

Lapsi.al 30 October 2018
Christian Panucci harron Shqipërinë dhe flet për Juventus

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka lënë për pak kohë mendimet që i vërtiten në kokë për Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë janë thërritur në apel në muajin nëntor në një ndeshje kundër Skocisë, që mund ta rrëzojë një Divizion më poshtë, duke dhënë opinionin e tij për Juventus, të cilin e sheh favoritin numër 1 për të fituar Champions League.

"Të fitosh Champions nuk është kurrë e lehtë, por është krijuar ndjesia, mbi të gjitha shoqëria ka dhënë një mesazh të madh - deklaroi tekniku i Shqipërisë në Sport Mediaset, - ka marrë Cristiano Ronaldon që është një lojtar që i influencon të gjithë dhe i ka rritur vetëbesimin gjithë skuadrës. Kështu që Juventus është kandidati numër 1 për të fituar Champions, pastaj për ta fituar nuk është e lehtë".

Një mendim edhe për kampionatin, por që sipas Panucci është në unison me atë që deklaroi për Kupën me veshë të mëdhenj. Askush në Itali nuk mund të krahasohet me bardhezinjtë, që bëjnë një kampionat më vetë.

"Në Itali luhet vetëm për vendin e dytë. Kështu që për këtë pozicion janë Inter, Napoli, Roma, por edhe Lazio do të jetë aty" përfundoi ish-mbrojtësi i Milan, Romës e Inter, që favoritin absolut shikon kampionët në fuqi.

Të këshilluara

Video/ Inter po e kthen në goleadë

Humbja e Lazio në shtëpi tani po merr përmasa. Inter shënon edhe golin e tretë me Mauro Icardin. Goli i dytë personal për kapitenin zikaltër, që mund edhe njëhe...

22:05

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI