Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Bon Jovi kundër kulturës moderne dhe Kim Kardashian

Lapsi.al 30 October 2018
Bon Jovi kundër kulturës moderne dhe Kim Kardashian

Këngëtari 56-vjeçar Jon Bon Jovi është shprehur kundër kulturës moderne pop dhe disa prej yjeve më të mëdhenj të saj.

Ylli i hitit “Livin on a Prayer” i tha intervistueses Lisa Wilkinson në shfaqjen amerikane “The Sunday Project” se ai mendon se suksesi i reality show-t si “Keeping up with the Kardashians” apo “Real Housewives”, është i tmerrshëm.

“Unë mendoj se është e tmerrshme që jetojmë në këtë botë dhe mund t’ju them se kurrë nuk kam dhënë as 60 sekonda të jetës sime për një nga ato Shtëpiaket Blah Blah dhe Kardashians”, tha Jovi.

Ai më pas veçoi Kim Kardashian dhe goditi famën e saj që u fitua pas videos së seksit me raperin Ray J që u publikua në vitin 2007, dhe që tani i ka dhënë famë familjes së saj të njohur ndërkombëtarisht.

“Çfarë do të ketë në autobiografinë tuaj? Kam bërë një porno dhe gjejë se çfarë më ka bërë të famshme! Më vjen keq, pas”, tha ai.

Ai i inkurajoi shikuesit të krijojnë “art” në vend që të kërkojnë të famshëm dhe tha se fama për të ishte vetëm një “nënprodukt” i krijimtarisë së tij.

“Shkoni dhe shkruani një libër, pikturoni, veproni, studioni, këndoni, luani. Fama është një nënprodukt i një kënge të mirë”.

Bon Jovi ka shitur mbi 130 milionë albume, dhe sipas “Forbes” ka vlerë neto prej mbi 400 milionë dollarë.

Të këshilluara

Hillary Duff bëhet mama

Hilary Dyff është bërë nënë për herë të dytë. Më 25 tetor Duff dhe partneri i saj Matthew Koma u bënë prindër të një vajze dhe ajo ç’ka na kuriozoi është fak...

12:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI