Flash

Boks/ Tyson Fury zbulon: "Sfidova Anthony Joshua në rrugë, por i mbushi pantallonat"

Lapsi.al 30 October 2018
Boks/ Tyson Fury zbulon: "Sfidova Anthony Joshua në rrugë, por i

Peshat e rënda në boks janë në një betejë të fortë verbale, ku po përfshihen gjithnjë e më shumë protagonistë. Gati një muaj përpara ndeshjes për titull me Deontay Wilder, britaniku Tyson Fury ka zbuluar se e ka sfiduar Anthony Joshua në një ndeshje rruge, por rivali i tij në peshat e rënda "i mbushi pantallonat".

Gypsy King është një muaj larg sfidës me Deontay Wilder për brezin e WBC - një titull që anglezi nuk e ka patur kurrë. Tifozët e boksit mezi presin që fituesi i kësaj ndeshje të nxehtë të sfidojë më pas Anthony Joshua në prill.

Vetëm se superndeshja mund të ishte zhvilluar më herët, jo në ring por në rrugë, sipas asaj që bën të ditur Fury në programin "Poshtë Brezit".

“Duket si trim, por kur iu afrova kokë më kokë dhe i thashë, ‘Do të dalim jashtë?’ Prapanica e tij u dridh dhe i mbushi pantallonat".

“Nuk ka rëndësi cfarë peshe kisha në atë periudhë, nuk isha në formë, por do ta kisha nxjerrë jashtë dhe do ta kisha përpëlitur. Nëse dikush do të më kishte thënë mua ato fjalë – nuk më intereson nëse isha në formë apo jo – do të ishim jashtë duke grushtuar. E thjeshtë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI