Flash

Basha rreshton emrat: Këta janë drejtuesit e PS që duhet të arrestohen menjëherë

Lapsi.al 30 October 2018
Basha rreshton emrat: Këta janë drejtuesit e PS që duhet të

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Lulzim Basha deklaroi se nuk ka drejtues të Partisë Socialiste që të mos jetë eksponent ose të ketë bashkëpunuar me krimin.

Kryedemokrati përmendi Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Ulsi Manjën, Fatmir Xhafajn, Arti Veliun dhe Saimir Tahirin, si persona të lidhur me krimin.

"Fatmir Xhafa nuk duhet të shpëtojë se dha dorëheqjen, duhet të hetohet për manipulimin dëshmitarit të rremë duke përfshirë drejtësinë dhe prokurorinë, bashkë me të Ardi Veliu dhe gjithë të përfshirët në këtë krim, dhe Taulant Balla që ishte garanti i këtij operacioni, sipas tabulateve të përgjimit nga prokuroria." - u shpreh Basha.

Sipas kryedemokratit, Vangjush Dako duhet të arrestohet. Përgjimet që janë bërë publike për dosjen '339' janë vetëm maja e ajsbergut sipas tij.

"Arrestimi i Dakos sipas propozimit të grupit të hetimit është hap i paevitueshëm që faktohet para shqiptarëve.  As Dako, as Roshi, as Gent Daja dhe as eksponentët e tjerë të dosjes 339 nuk hetohen në liri. Përgjimet që janë bërë publike janë vetëm maja e ajsbergut. Dako ka bashkëpunuar direkt me krimin për pushtet dhe para." - u shpreh Lulzim Basha.

Lideri i opozitës deklaroi se Taulant Balla duhet të merret si i pandehur për të gjitha çështjet kriminale në hetim ku aludohet përfshirja e tij.

"Balla duhet te merret urgjent i pandehur dhe te hetohet për të gjitha çështjet. Nga bashkëpunimi me Edmond Begon, që ka çuar në thyerjen e një sërë ligjesh, te Toyota Yaris, te Xhisiela, bashkëpunimi me bandat e Elbasanit." 

Për Saimir Tahirin, Basha shprehet se është eksponent direkt i trafikut të drogës, dhe si i tillë ai nuk duhet të hetohet për krime të lehta.

"Saimir Tahiri duhet hetuar në thellësi, të heqin dorë nga skenari të hetohet për krime të lehta dhe jo trafikun e drogës, ai është eksponent direkt i trafikut të drogës. Këto janë prioritete absolutë dhe padyshim në këtë rrafsh PD dhe unë do të vazhdojmë betejën deri në largimin e Ramës." - u shpreh Lulzim Basha.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI