Flash

Adele, në krye të artistëve britanikë më të paguar

Lapsi.al 30 October 2018
Adele, në krye të artistëve britanikë më të paguar

Ylli i “Hello” vazhdon të mbajë kreun e klasifikimit në revistën “Heat” për të tretin vit radhazi.

Respektivisht në vend të dytë dhe në vend të tretë renditen Ed Sheeran dhe Daniel Radcliffe.

Pavarsisht një profili disi të tërhequr të këngëtares dhe pa asnjë album të publikuar, Adele ia del gjithsesi të fitojë para: në vitin 2017 ka grumbulluar 10 milionë euro vetëm nga shitjet diskografike, ndërsa koncertet i kanë dhënë plot 47 milionë euro.

Ed Sheeran është renditur i dyti, në ndryshim nga viti 2017 kur ishte në pozicionin e tretë.Kantautori 27-vjeçar e ka shtuar pasurinë e tij nga 65 milionë në vitin 2017 , në 105 milionë, vetëm falë shitjeve të albumit të tij të tretë (6 milionë kopie të shitura) dhe nga shitja e biletave gjatë koncerteve të zhvilluara nëpër botë, që i kanë shtuar edhe 2 milionë euro të tjera.

Ndërkohë, Daniel Radcliffe renditet në vend të tretë për herë të parë në këtë klasifikim, me një pasuri që i përafrohet 97 milionë eurove, pjesën më të madhe të të cilave e ka fituar gjatë personazhit të tij në sagën “Harry Potter”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI