Flash

Trafikonin kokainë në Belgjikë, burg 7 shqiptarëve të së njëjtës familje

Lapsi.al 29 October 2018
Trafikonin kokainë në Belgjikë, burg 7 shqiptarëve të

Gjykata Penale në Belgjikë ka dënuar me burg një familje shqiptare, e cila merrej me shitje të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Në total ishin dhjetë të pandehur dhe  të gjithë i përkisnin të njëjtës familje. Dy krerëve të familjes, Gëzim L. dhe Martin L. iu dha dënimi më i ashpër nga gjykata, me 5 vite burg dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh.

Vëllai i tretë, Erlind L. u dënua me 4 vite burg dhe një gjobë të njëjtë. Të afërmit e tjerë u dënuan me nga 2 vite burg, por bashkë me dënimin ata do të paguajnë edhe një gjobë, duke përjashtuar të pandehurin e fundit, ndaj të cilit gjykata vendosi një gjobë prej 1600 eurosh.

Pjesë e grupit ishin edhe dy motrat e familjes, të cilat janë detyruar me presion të punojnë me vëllezërit në trafikimin e lëndëve narkotike. Gjykata ndaj tyre nuk mori masën e dënimit, por i liroi nga akuzat duke i lënë të lira.

Të këshilluara

Patos, fëmija 4 vjeç mbytet në pus

Një fëmijë 4 vjeç ka rënë në pus dhe për pasojë është mbytur në Patos. Ngjarja ndodhi në fshatin Ruxhdije. I mituri me inicialet R.K., është mbytur në pusin ...

10:52

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI