Flash

Titujt e mediave greke, si bënë hero ekstremistin që terrorizoi Bularatin

Lapsi.al 29 October 2018
Titujt e mediave greke, si bënë hero ekstremistin që terrorizoi

Mediat greke i kanë bërë jehonë ngjarjes së djeshme në fshatin Bularat të Dropullit, ku RENEA ekzekutoi ekstremistin Kostandinos Kaçifas.

Por raportimi i tyre në shumë raste ishte jashtë çdo imagjinate. Në pjesën më të madhe ato i mëshuan versionit se 35-vjeçari minoritar u ekzekutua nga policia shqiptare teksa po përpiqej të çonte flamurin grek në fshat me rastin festës kombëtare të Greqisë.

Sidoqoftë kishte edhe raportime konstruktive. Mediat ishin ndarë në raportim sipas linjës së tyre editoriale dhe marrëdhënieve me pushtetin apo opozitën. Sjellim më poshtë përmbledhtazi titujt e disa prej mediave.

“Protothema” shkruan: “Vrasja e Kacifas është ekzekutim, deklaron udhëheqja politike e Omonias”. E njëjta gazetë një ditë më parë kishte në titull se ekzekutimi i minoritarit ndodhi për shkak se donte të ngrente flamurin grek.

‘Ta Nea” dhe “To Ethonos” kanë të njëjtin qëndrim: “I vrarë nga policia shqiptare në Gjirokastër homogjeni që ngriti flamurin”,

“Dy pistat e mundshme të vrasjes së grekut në Bularat”, shkruan portali Neësit.gr

“I pavdekshëm. E vranë shqiptarët se ngriti flamurin”, është titulli i gazetës “Demokracia”.

“Homogjeni i vrarë nga policia shqiptare pasi u përndoq nga forcat speciale në Bularat”, shkruan gazeta “Eleftheros Tupos”.

“Një vdekje me pika të errëta”, është titulli i “Gazetës së Redaktorëve”.

Pak a shumë ky qenë qëndrimi pothuajse në të gjitha mediat fqinje, të cilat në kor anashkalojnë faktin se 35-vjeçari ishte i armatosur, qëlloi i pari policinë dhe më pas nuk pranoi të dorëzohej.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI