Incidenti në fshatin Bularat, me një të vdekur, është shume më i rendë se sa duket. Viktima, me sa munda të kuptoj dhe të lexoj edhe faqen e tij në fb, nuk është as i fantaksur, as i
marrosur. Eshtë fort i lidhur me qarqe ekstremiste në Greqi që bien ere Agimi i Arte dhe dhe MAVI (Ushtria për Clirimin e Vorio Epirit), e cila në të kaluaren ka kryer akte terroriste në Shqiperi (1994). Shenimi/deshmia e Ministres Greke të Kultures, M. Zorba, që u ndodh në varrezat e ushtareve greke në Bularat nuk le asnje dyshim që të gjitha rremet për gjoja ngritje apo
zbritje të flamurit grek jane të rreme. K.K. qelloi mbi policet shqiptare, pa u provokuar nga askush, me qëllim vrasjen e tyre. Sipas posteve të tij në fb ai e sheh me armiqesi të terbuar
qasjen diplomatike mes Shqiperise dhe Greqise si edhe fqinjesine e mire mes dy vendeve.
Nuk është për t’u habitur. Kjo ka qenë ngahere dogma e ekstremisteve në Greqi. Por veçese këtë radhë sulmi dhe sjellja e dorësit dhe viktimës me pas të kujtojnë taktikat prej kamikazi të ekstremisteve. Gje që nuk ka ndodhur asnjeherë më parë.
Greqia kalon një moment shume delikat dhe të turbullt, sidomos pas Marreveshjes për emrin me Maqedoninë. Ekstremi i djathtë në Greqi, që mban marredhenie shumë të forta me parashtetin, nuk përjashtohet që të perpiqet të destabilizoje qeverine e A. Cipras, nëpeërmjet trazimit të marredhenieve mes Greqisë dhe Shqiperisë. Ekstremistet kerkojnë të ndezin një konikt
në Ballkan sepse vetem keshtu mund të mbijetojne dhe të behen “te dobishem”. Meqenese nuk guxojnë t’a bëjnë diçka të tille me Turqinë (do t’u kushtonte shume) mendojnë se
mund t’a bejnë me një shtet të dobët si Shqiperia. Shqiperia duhet të marre masa urgjente për të siguruar postat e kurit nga një sulm i tipit MAVI si ai i vitit 1994. Me qetesi dhe pa
nerva të komunikoje me palen greke dhe të sqaroje me hollesi gjendjen si edhe lidhjet e K.K. me qarqet ekstremiste në Greqi. Ekstremistet jane armiq të dy vendeve dhe jo vetem të Shqiperise.
Punojne kunder paqes se të dy vendeve dhe kerkojne kaos, dhune dhe gjak.
Gazmend Kapllani/ Shenim nga Faceboku i shkrimtarit