Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Tahiri del nga Prokuroria e Krimeve të Rënda: Prisni 2-3 ditë e do dëgjoni...

Lapsi.al 29 October 2018
Tahiri del nga Prokuroria e Krimeve të Rënda: Prisni 2-3 ditë e

Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se kishte paraqitur 'diçka' me rëndësi deçizive për procesin.

"Paraqita diçka që ka rëndësi për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj. Do flas pas 2-3 ditësh për të thënë çfarë është. Provë që e quaj deçizive. Prisni dy tre ditë e do dëgjoni. Kam një vit që dëgjoj pafundësisht  dhe kam heshtur. Prisni ju tani" - i tha Tahiri gazetarëve.

Ish-ministri i Brendshëm u shoqërua nga avokati i tij Maks Haxhia në Prokurori.

Ende nuk dihet se për çfarë çështje do të jenë provat që ish-ministri do paraqesë në Prokurori.

Të premten Saimir Tahiri paralajmëroi një konferencë për shtyp, por më pas e anulloi.

Kujtojme se Krimet e Rënda kanë shtyrë hetimet për Tahirin deri në muajin janar, ndërsa më pas do të vendoset edhe ‘fati’ i tij, lidhur me akuzat për përfshirje në tafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’.

Të këshilluara

Patos, fëmija 4 vjeç mbytet në pus

Një fëmijë 4 vjeç ka rënë në pus dhe për pasojë është mbytur në Patos. Ngjarja ndodhi në fshatin Ruxhdije. I mituri me inicialet R.K., është mbytur në pusin ...

10:52

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI