Flash

Shtyhet varrimi i ekstremistit nga Dropulli, familjarët nuk tërheqin trupin pa u bërë hetim grek

Lapsi.al 29 October 2018
Shtyhet varrimi i ekstremistit nga Dropulli, familjarët nuk tërheqin

Familjarët e ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas që u vra në fshatin Bularat një ditë më parë nuk pranojnë të tërheqin trupin e njeriut të tyre, i cili qëndron në morgun e spitalit të Gjirokastrës prej 24 orësh. Ata kanë kërkuar një hetim nga autoritetet greke pasi nuk kanë besim tek pala shqiptare.

Për këtë arsye është refuzuar që sot të kryhet ceremonia mortore e 35-vjeçarit. Familjarët e Kaçifas ia kanë bërë këtë kërkesë konsullit grek në Gjirokastër. Ndërkohë pala shqiptare ka nisur hetimet përmes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Gjirokastrës. Detyrimi ligjor është që trupi të tërhiqet nga morgu brenda 72 orësh, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë nesër.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI