Flash

Presidenti i Leicester konfirmohet mes viktimave: Letra prekëse e Schmeichel për Vichai Srivaddhanaprabha

Lapsi.al 29 October 2018
Presidenti i Leicester konfirmohet mes viktimave: Letra prekëse e
"Presidenti im i dashur". Fillon kështu letra e lamtumirës së portierit të Leicester Kasper Schmeichel për Vichai Srivaddhanaprabha, pas konfirmimit të vdekjes së tij në përplasjen e helikopterit jashtë 'King Power Stadium'. "Nuk arrij të besoj atë që pashë natën e kaluar, jam i shkatërruar dhe i dëshpëruar – vazhdoi danezi – Eshtë e vështirë të shpjegosh sa shumë ju keni vlerë për këtë klub e këtë qytet. Nuk kam takuar kurrë një person si ju. I transformuat ëndërrat e mia në realitet".
"Të gjithë i dinë incestimet në klub që keni bërë ju dhe familja juaj - shkruan në letër Schmeichel, të cilën e ka publikuar në faqen e tij në rrjetet socaile – Por ka më shumë. U kujdeset jo vetëm për klubin, por për të gjithë komunitetin: ndihma juaj për spitalet e Leicester e veprat e bamirësisë nuk do të harrohen kurrë. Nuk kam njohur kurrë një njeri të tillë. Një punëtor i madh, i apasionuar, xhentil e bujar në maksimum. Kishit kohë për të gjithë, nuk ka rëndësi kush ishte. Gjithnjë iu kam admiruar si drejtues, baba e njeri. Ndryshuat futbollin. Përgjithnjë! I dhatë të gjithëve shpresën se e pamundura ishte e mundshme. Jo vetëm tifozëve tanë, por tifozëve në të gjithë botën në cdo sport. Jo shumë persona e kanë bërë. Kur më morët në 2011, më thatë se brenda gjashtë vitesh do të ishim në Champions e se do të bënim gjëra të mëdha. Më inspiruat e ju besova. Pa ju e familjen tuaj e gjitha ajo që bëmë nuk do të ishte kurrë e mundur. Më bërë të jetoj gjëra që ndodhin vetëm në fantazi. I transformuat ëndërrat e mia në realitet".

Të këshilluara

Video/ Mertens shpëton Napolin në fund

Tentativat e Napoli t për ta barazuar rezultatin u kuroëzuan me sukses vetëm në fund të ndeshjes. Dries Mertens realizoi në minutën e 89, duke fiksuar shifrat n...

22:33

Video/ Faraoni i jep avantazhin Romës

Në ndeshjen më të rëndësishme të javës në Serie A, Roma befason Napolin në San Paolo me një gol të shpejtë. El Shaarawy ka shënuar golin e avantazhit në minutën...

21:00

I ati i Lopeteguit: "Im bir u vodh me 50 gola"

Kur gjërat nuk shkojnë mirë në një skuadër futbolli, zgjidhja më e thjeshtë është ajo e largimit të trajnerit; logjike, duke qenë se nuk mund të ndryshosh gjith...

20:07

Video / Ngushton diferencën Real Madrid

Real Madrid ka ngushtuar diferencën në Camp Nou. Në minutën e 50' mbrojtësi brazilian Marcelo ka shënuar golin e parë për Los Blancos. https://www.youtube.co...

17:33

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI