Flash

Ndryshimi i Ilir Dajës: nga qetësia e Korçës, tek nervozizmi i Vlorës

Lapsi.al 29 October 2018
Ndryshimi i Ilir Dajës: nga qetësia e Korçës, tek

Të shohësh tani Ilir Dajën për të gjithë ata që e njohin, të bën cudi. Me një natyrë të qetë dhe aspak polemike, askush nuk është mësuar ta shohë teknikun të protestojë vitalisht tek arbitri. Vetëm se që kur ka shkuar në Vlorë, e fundit në ndeshjen e barazuar kundër Teutës, është një imazh që po shihet shpesh.

Gjërat në futboll mund të ndryshojnë në një hark kohor të shkurtër, sidomos për një trajner që punon me dy skuadra diametralisht të kundërta. Ka ndodhur kështu me Ilir Dajën, teknikun kampion me Skënderbeun, që gjatë gjithë periudhës së qendrimit në Korcë nuk bëri kurrë polemika, madje as kur titulli iu rrëmbye arbitrarisht në Kukës. E kundërta krejt po i ndodh Dajës së qetë në Vlorë. Nervozizmi mbizotëron në fytyrën dhe ekspresivitetin e teknikut, që sheh gjërat të mos i shkojnë si shpresonte.

Ka natyrisht shpjegim cdo gjë. Kur tekniku drejtonte Skënderbeun drejt titullit e në Europa League, ambjenti ku punonte Daja ishte pak të thuhet i qetë. Mos harrojmë se cdo fitore, apo rezultat pozitiv shihej si një arritje e jashtëzakonshme në Korcë, ku pavarësisht 7 titujve në 8 vitet e fundit, historinë e sukseshme bardhekuqtë e ndërtuan në dekadën e fundit. Ndaj dhe durimi ishte ulur këmbëkryq në një piacë ku presionin nuk ekzistonte, e ku me përjashtim të Agostinellit, të gjithë trajnerët bënë rrugëtim të suksesshëm, në një klub jo pak herë të konsideruar të preferuarin e FSHF-së.

Në Vlorë e mbajnë mend mirë, si e humbën titullin që e kishin aq pranë në 2011. Karakterialisht gjaknxehtë nga natyra, vlonjatët nuk janë vendi ideal për të punuar qetë. Dajës i duhet të ndërtonte një skuadër nga fillimi, e madje të fillonte të fitonte po aq shpejt. Jo gjithnjë është e mundur, por bregdetarët jetojnë ende me lavdinë e viteve 80, Flamurtarin e madh, nga i cili nuk ka mbetur gjurmë tjetër vec krenarisë për atë që bënë dikur në Europë.

Me cdo gjë kundër, sepse edhe ambjenti është i nxehtë, me klubin në frontin opozitar me FSHF dhe me rezultatet që spo vijnë Daja i qetë nuk mund të mos bëhet nervoz…

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI