Flash

Manual për një seks të mrekullueshëm anal

Lapsi.al 29 October 2018
Manual për një seks të mrekullueshëm anal

Nëse gjatë seksit ju ndodh të ndjeni një dorë që i prek vazhdimisht të pasmet tuaja, apo ndonjë gisht që i afrohet vrimës anale, kjo do të thotë se partnerit tuaj i pëlqen seksi anal. Është kaq e thjeshtë.

Dhe ju nuk keni pse të trembeni nga ideja. Seksi anal mund të tingëllojë i dhimbshëm dhe një gisht në vrimën anale mund të japë fillimisht ndjesi të pakëndëshme, por nëse nuk e keni provuar asnjëherë apo keni hequr dorë pas herës së parë, nuk mund ta dini të vërtetën.

Në fakt seksi anal mund t’ju shijojë dhe mund të kontribuojë në një orgazëm të fuqishme, nëse bëhet siç duhet. Megjithatë nëse nuk doni ta bëni, mos e bëni. Është gjithçka në dorën tuaj. Por nëse vendosni të shkoni në anën e errët, ja çfarë duhet të keni parasysh:

Nuk duhet të dhembë

Këtu hyn në punë lubrifikanti. Praktikisht duhet të ndiheni sikur ju shkohet në banjë. Në fakt nuk ju shkohet (shpresojmë). Relaksoni muskujt dhe merrni frymë thellë. Përdorni lubrikant me bazë ujin.

Filloni ngadalë

Filloni me gjuhë, me gishta ose ndonjë lodër të vogël seksi, derisa të ndiheni gati për hapat e tjerë. Çdo gjë që hyn duhet të futet vetëm maja dhe lëvizjet të ngadalta.

Komunikimi është çelësi

E vetmja mënyrë që kjo të funksionojë është të flisni. Tregoji si ndihesh gjatë procesit dhe ai duhet t’ju pyesë vazhdimisht për gjendjen tuaj.

Nuk është e pistë

Anusi dhe pjesa fundore e rektumit kanë shumë pak materiale fekalesh, dhe nuk është aspak e pistë siç mund të kishit menduar.Por mund të pastroheni

Çelësi i seksit anal është të ndjerit rehat, prandaj jeni të lirë të bëni gjithçka për t’u ndjerë më mirë. Provoni dushin anal njëherë në disa kohë, kështu mund ta flini mendjen gjatë aktit. Një tjetër alternativë pastrimi është uji i ngrohtë.

Do ndiheni më mirë nëse ka stimuj të tjerë

Stimul vaginal, klitoral, apo në thithka, gjithçka që ju pëlqen.Sigurohuni që partneri nuk do përdorë të njëjtin gisht në anus dhe vaginë

Nëse nuk ju pëlqen pas disa herëve, hiqni dorë

Është normalë të mos ndiheni shumë komode herët e para, por nëse ndjesia e pakënaqësisë vazhdon, mbase thjesht nuk bën për ju.

S’keni pse depiloheni

Nëse doni të depiloheni mund ta bëni. Por nëse nuk doni, mos e bëni dhe sërish mund të bëni seks anal

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI