Deklaratë e Xhafajt/ Nuk tregon asnjë arsye pse dha dorëheqjen
New York Times: Rama nuk ka dhënë shpjegim për largimin e Fatmir Xhafajt
Fshirja e kësaj reference kohore tregon së pari se ai nuk donte të njëhsohej me versionin që do të përhapte Rama se ai si kryeministër kishte dashur ta pengonte dorëheqjen. Por ekziston edhe një version i dytë. Një këshilltar dhe njeri i afërt i ish ministrit, i tregoi në konfidencë lapsi.al se e kishte takuar Xhafën të premten në mbrëmje dhe ai ishte i qetë dhe nuk kishte treguar asnjë shenjë se do të largohej të shtunën në mëngjes. Pak a shumë të njëjtën gjë ka pohuar mediatikisht edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila e priste këtë të martë në emisionin e saj “Dritare” si ministër. Pra po t'i besojmë këtyre pohimeve, Fatmir Xhafa nuk ka marrë një vendim që po e piqte në kokë prej 48 orësh apo më shumë, por një veprim të nxitur nga ndonjë shkak i minutave të fundit. Por nëse besojmë këtë hipotezë të dytë lind pyetja tjetër: atëherë pse Rama kërkoi ta shesë ndryshe, si një vendim të marrë me kohë nga Xhafa, të cilin ai nuk ishte në gjendje ta pengonte? Kjo mund të jetë bërë së pari për të mos marrë mbi vete “heqjen qafe” të një ministri të veshur me aureolën se e donin ndërkombëtarët. Dhe e dyta, për të lënë në publik mesazhin se ai ishte ndarë pa asnjë mosmarëveshje me ministrin e Brendshëm. A është e vërtetë kjo? E vështirë të besohet nëse lexon mesazhet e kriptuara që vetë Xhafa ka lëshuar këto ditë. Fillimisht, në një nga deklaratat pas dorëheqjes, ai deklaroi se në krye të një ekipi me integritet dhe profesionalizëm “kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra”. Pra Xhafa, megjithëse nuk e specifikon se cilat janë këto suksese, theskon se ato konsideroheshin të pamunduara edhe në kohën që drejtonte ministri i Brendshëm më jetgjatë i demokracisë, Tahiri, me mbështetjen e plotë të Ramës. Pra kjo dyshe që ka drejtuar rendin 3-fishin e periudhës që e udhëhoqi Xhafa, sipas tij, ashtu si paraardhësit, ka dështuar në luftën ndaj krimit. Përpos këtij shigjetimi, Fatmir Xhafaj bëri edhe deklaratën se ai ndihej “njeri i lirë”, ndërkohë që një ditë më parë në Lushnje, Edi Rama kishte thënë se askush nuk mund të kishte liri të plotë brenda shtëpisë së përbashkët dhe nëse donte ta kishte atë, mund të largohej. Këto janë grimca fare të vogla, por që tregojnë se midis kryeministrit dhe vartësit të tij jo gjithçka shkonte vaj. Por më i rëndësishmi në këtë histori është fakti se Xhafa iku pa dhënë një arsye, duke i lënë të drejtën vetes të shpjegohet më vonë edhe publikisht, edhe përpara atyre që konsideroheshin si engjëjt e tij mbrojtës, ndërkombëtarët. Dhe nëse vendos ta bëjë këtë, alibia se Rama luftoi 48 orë për ta mbajtur, nuk ka asnjë vlerë. ©Lapsi.al Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër LleshiMesazhi i koduar/ Si e paralajmëroi Saimir Tahiri largimin e Xhafës
Si e përcolli Rama me një “cicërimë” Fatmir Xhafajn jashtë qeverisë