Flash

Kampioni i WWE i jep lamtumirën sportit, shkak sëmundja e rëndë

Lapsi.al 29 October 2018
Kampioni i WWE i jep lamtumirën sportit, shkak sëmundja e

Roman Reigns ka mbajtur fjalimin e lamtumirës episodin e fundit të “WWE RAW” dhe shkak për këtë është bërë një sëmundje e rëndë me të cilën lufton prej vitesh.

Duke folur para publikut që brohoriste emrin e tij 33 vjeçari tha: “E vërteta është që emri im është Joe dhe unë kam jetuar me sëmundjen e leuçemisë për 11 vite dhe tani ajo është kthyer. Për këtë shkak unë nuk mund ta përmbush rolin tim këtu. Nuk mund të jem kampioni që ju njihni dhe prandaj duhet të heq dorë nga titulli kampion”.  Dhe pasi dorëzoi titullin ai nuk harroi të falenderonte dhe federatën që i kishte dhënë një mundësi talentit të tij dhe e kishte bërë të njohur në të gjithë botën. Në fund Roman e mbylli fjalimin me një kërkesë dhe një premtim për fansat: “Nuk do ju gënjej, do e vlerësoj çdo lutje që do sillni në drejtimin tim por nuk po kërkoj për mëshirë, nuk dua të ndiheni keq për mua sepse kam besim. Kjo nuk është një lamtumirë, unë do ta fitoj këtë luftë dhe do të kthehem, do më shihni shumë shpejtë”.
Jimmy Traina @JimmyTraina

Here’s Roman Reigns announcing on Monday Night Raw that his leukemia has returned.

Pas deklaratës emocionuese, të shumtë ishin fansat që shkruajtën në rrjetin social Twitter për të duke i dhënë mbështetjen maksimale dhe duke i uruar një rikthim të shpejtë.

Të këshilluara

Stresi zgjedh qëndrimin në burg

Stresi disa ditë më parë kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” por sot ai ka hequr dorë nga ankimimi. Burime për Ballkanweb raportojnë se repe...

14:04

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI