Flash

'Independent' mbledh një milion firma për një referendum të ri Brexit

Lapsi.al 29 October 2018
'Independent' mbledh një milion firma për një

Fushata e gazetës ‘’Independent’’ për një referendum tjetër për Brexit arriti pragun e një milion firmave vetëm tre muaj pas fillimit të iniciativës, raportoi media.

Gazeta hapi fushatën më 25 korrik duke shpjeguar në një editorial se referendumi i 2016-ës “i dha sovranitet popullit britanik, tani njerëzit kanë të drejtë të kenë fjalën e fundit”, po ashtu edhe në rezultatin e negociatave me Brukselin për një ”divorc” nga BE.

Ideja e një referendumi të dytë është ende një ide e përjashtuar nga qeveria, por shanset që mund të arrihet një marrëveshje me Brukselin e cila të miratohet nga Parlamenti janë gjithmonë më të ulëta dhe protestat në vend po rriten.

Vetëm javën e kaluar rreth 700 000 njerëz dolën në rrugët e Londrës për të kërkuar të ashtuquajturën ‘’Votimi i popullit’’ dhe për t’u bashkuar me “Ecja për të ardhmen” të organizuar nga gazeta ”Independent”.

Të këshilluara

Angela Merkel: Nuk do të jem më kancelare

Angela Merkel deklaroi se nuk do të kërkojë një mandat tjetër si kancelare kur mandati i saj të përfundojë në vitin 2021, duke i dhënë fund një epoke më shumë s...

13:50

Maroku ndryshon papritur orën

Maroku ka vendosur të heqë kohën e dimrit dhe do të mbajë orët e saj në kohën e verës gjatë gjithë vitit. Njoftimi vjen dy ditë para se orët të ktheheshin pa...

08:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI