Flash

E akuzojnë Era Rusin për këngë të vjedhur, Fifi tregon si e bëri tekstin

Lapsi.al 29 October 2018
E akuzojnë Era Rusin për këngë të vjedhur, Fifi tregon

“Mos ma merr” është balada që Era Rusi solli këtë vit në kënga Magjike. Por që me paraqitjen e saj të parë, balada u përball me mjaft polemika. Shumë ndjekës të këngëtares janë shprehur se kënga ka një ngjashmëri të madhe në fabul dhe në tekst me këngën “Joelene” të Dolly Parton.

Një reagim zyrtar ka ardhur nga Fifi, tekst shkruesja e baladës. E kontaktuar nga Iconstyle.al, Fifi ka reaguar duke mos mohuar ngjashmërinë. Por duke u shprehur se shumë femra përjetojnë situata të ngjashme në jetë. Situata që mund të kthehen më pas në frymëzim për tekstet e këngëve të tyre.

“Më vjen mirë që paskan shkruar mediat dhe kjo ka qenë arsyeja e bërjes së këngës. Kënga “Jolene” mbetet “Jolene”. Unë nuk jam inspiruar te “Jolene”, por te gratë të cilat janë gjithmonë të penalizuara nga të dashurat e burrave të tyre, që në këtë rast as të dashurat nuk kanë faj, por kanë faj burrat që lidhen kur janë të martuar. Është realitet i njerëzve, nuk mund ta sjellë vetëm Dolli Parton një histori të tillë”, u shpreh Fifi. E para, akuza për ngjashmëri bie poshtë pasi nuk jam artiste që vjedh tekste ose përkthej siç ka disa të tjerë që përkthejnë tekste nga italishtja. Unë nuk e bëj këtë gjë dhe e dyta ka shumë këngë që thonë të dua edhe në shqip edhe në anglisht, i bie që të kenë vjedhur tekstet? Zakonisht bazohem në histori të vërteta dhe kësaj radhe i bie që mund të ketë pasur diçka të vërtetë brenda. Pse jo!”, e mbylli fjalën Fifi.

Të këshilluara

Marco Carta pranon homoseksualitetin live

Marco Carta ka dalë publikisht ditën e diel “Live” në emisionin “Domenica 5” të Barbara D’Ursos. Në një intervistë ekskluzive, për herë të parë ai deklaroi publ...

16:04

Stresi zgjedh qëndrimin në burg

Stresi disa ditë më parë kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” por sot ai ka hequr dorë nga ankimimi. Burime për Ballkanweb raportojnë se repe...

14:04

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI