Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Dule reagon pas vrasjes së minoritarit grek: Policia të mbajë përgjegjësi

Lapsi.al 29 October 2018
Dule reagon pas vrasjes së minoritarit grek: Policia të mbajë

Pas vrasjes së minoritarit grek dje në Bularat të Gjirokastrës, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka bërë thirrje për ruajtjen e gjakftohtësisë.

Pak pasi shkoi për ngushëllim në familjen e Konstantinos Katsifas, Dule kërkoi para mediave transparencë për ngjarjen në fjalë, ndërsa shtoi se policia duhet të mbajë përgjegjësi.

"Cilat ishin rrethanat dhe nga kush u mor vendimi për të dhënë një vendim dhe një zgjidhje fatale? Në një kohë që ekzistonin mesa shprehen specialistë, mënyra të tjera që do të garantonin jetën e tij” - u shpreh Dule.

Kreu i PBDNJ shtoi se duhet të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore e përbashkët me shtetin grek si dhe duhet marrë mendimi i ekspertëve europianë.

“Policia e ka vënë vetë në pikëpyetje operacionin e saj të djeshëm. Duhet që të jemi të ndërgjegjshëm për pikëpyetjet që si në këtë rast, por edhe në rastet të tjera, çdo qyetar ka për policinë e vendit tonë. Në këto kushte është e domosdoshme që duke qenë se kemi edhe rastin e nënshtetësisë për të ndjerin, që ekspertiza mjeko-ligjore të jetë e përbashkët edhe me një ekspert nga shteti grek ku në të njëttin kohë ishte shtetas. Por në të njëjtën kohë kërkohet që këtij procesi t’i jepet besueshmëria të ketë garancinë dhe mendimin dhe vlerësimin e ekspertëve europianë”, - u shpreh Vangjel Dule.

Të këshilluara

Patos, fëmija 4 vjeç mbytet në pus

Një fëmijë 4 vjeç ka rënë në pus dhe për pasojë është mbytur në Patos. Ngjarja ndodhi në fshatin Ruxhdije. I mituri me inicialet R.K., është mbytur në pusin ...

10:52

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI