Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Detaje nga plagosja e 3 shqiptarëve dhe 3 grekëve në Athinë, konflikti për para borxh

Lapsi.al 29 October 2018
Detaje nga plagosja e 3 shqiptarëve dhe 3 grekëve në Athinë,

Përleshja e sotme pranë Athinës, ku u plagosën tre grekë e tre shqiptarë, të gjithë me moshë të re, nuk ka lidhje me ngjarjen e djeshme në Bularat, siç ishte supozuar më herët.

Sipas mediave greke, që citon burime nga hetimet, shkaku i përleshjes lidhet me mosmarrëveshje ekonomike që kishin ndërmjet tyre dy shqiptarë.

Siç rezulton nga dëshmitë që ka mbledhur policia, tre shtetas shqiptarë shkuan të dielën në një dyqan në Geraka, pranë kryeqytetit, ku punonte një bashkatdhetar i tyre, i cili i kishte ca para borxh njerit prej të treve. Pasoi një sherr ku tre shqiptarët e rrahën keqas “debitorin”, shkruan Ora News.

Ky i fundit, i shoqëruar dhe nga të tjerë, u takua me ata të tre, në një park, në orët e para të mesnatës. Aty, u përleshën fillimisht me thika dhe pastaj pati edhe të shtëna armësh.

Sipas dëshmive, në të dy grupet kishte edhe grekë, ndërsa ishte e pranishme edhe mikesha greke e njërit prej shqiptarëve, e cila nuk u përfshi.

Gjashtë persona, tre grekë e tre shqiptarë, u plagosën dhe u dërguan në dy spitale të ndryshme.

Sipas mediave, në gjendje me të rëndë është një i ri shqiptar, që është goditur me thikë në kraharor, si dhe një grek, që ka një plagë me armë zjarri në qafë. Një tjetër shtetas shqiptar është qëlluar në këmbë, shkruan Ora News.

Që të gjashtë ata po kurohen të ruajtur nga policia, pasi ndaj tyre ka dalë urdhër arresti. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen edhe të personave tl tjerë që janë përfshirë në përleshjen e përgjakshme.

Banorë të zonës folën për mediat të hënë paradite. Njeri pej tyre tha se komshiu i tij, që kishte deponuar në polici, i kishte treguar se shkaku i konfliktit lidhej me mosmarrëveshje për trafikun e drogës.

Ndërsa një banor tjetër tha se kishte dëgjuar të paktën 7 të shtëna armësh.

Të këshilluara

Patos, fëmija 4 vjeç mbytet në pus

Një fëmijë 4 vjeç ka rënë në pus dhe për pasojë është mbytur në Patos. Ngjarja ndodhi në fshatin Ruxhdije. I mituri me inicialet R.K., është mbytur në pusin ...

10:52

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI