Flash

Analiza e dorëheqjes/ Ditët e fundit të Angela Merkelit

Lapsi.al 29 October 2018
Analiza e dorëheqjes/ Ditët e fundit të Angela Merkelit

Kancelarja Angela Merkel i ka njoftuar drejtuesve të partisë së saj se nuk do të kandidojë më në kongresin e CDU në dhjetor. Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje me 10 pikë, Merkel ka thënë se do të vazhdojë të jetë kancelare por nuk do të vërë kandidaturën për kryesimin e kristiandemokratëve, në kongresinë e partisë në dhjetor në Hamburg.

Ky vendim i kancelares 13 vjeçare vjen pas një sërë disfatash me radhë që e kanë dobësuar së tepërmi pozicionin e saj deri më tani të padiskutueshëm. Përpara zgjedhjeve të Hessenit, që ishin një disfatë e dyfishtë për Merkelin sepse aty kandidonte një nga mbështetësit e saj më të fortë, Volker Buffier, aleati i saj bavarez CSU-ja humbi afro 10 pikë më pak në zgjedhjet e këtij landi duke mos siguruar dot as shumicën e nevojshme.

Por përveç rrezultateve zgjedhore dhe rënies në elektorat figura e kancelares ka filluar të kriset edhe brenda forcës së saj politike. Në 25 shtator, gruaja e hekurt mbrojti kandidaturën e një besniku në postin e shefit të grupit parlamentar CDU-CSU që mbështet politikat e qeverisë në Bundestag. Por, Volker Kauder, që e mbante prej 13 vjetësh këtë post, nuk u aprovua nga deputetët dhe u detyrua t’i lërë vendin një deputeti më të ri Ralph Brinkhaus. “Ky ishte një votim për kufizimin e pushtetit tejet personal të kancelares” i tha me këtë rast revistes franceze "Valeurs Actuelles" qe lapsi.al e lexoi, Alexander Kraus, deputet i CDU.

Telashet e Merkelit- që filluan që prej 2015-ës, kur ajo mori vendimin për të pritur 1 milionë refugjatë në vendin e saj-, nuk kanë të sosur. Por, tani kancelarja po bën të gjitha manovrat finale për të siguruar mbijetesën në krye të koalicionit të madh. Dhe kjo fillon me etapën e parë kongresin e kristian demokratëve në Hamburg. Këtë dhjetor, Merkel që për herë të parë nuk do të jetë më në krye të partisë, do të përpiqet të lërë si pasardhëse Annegret Kramp-Karrenbauer, për ti bllokuar rrugën të riut ambicioz që mban postin e ministrit të shëndetësisë, Jens Spahen.

Vetëm nëse mban kontrollin mbi partinë, Anxhela e hekurt, mund të mendojë për koalicionin e madh. Sepse edhe aty nuk është e pamundur që social demokratët- edhe ata në rrënie të lirë në zgjedhjet vendore- të tërhiqen nga qeveria.

“Kjo grua po mendon vetëm për mbijetesën e saj politike, ajo nuk bën më asnjë punë tjetër” ka deklaruar së fundi ish rivali i saj social demokrat për kancelarinë, Martin Shulc. Dhe sipas parashikimeve, Merkel, një takticiene brilante mund t i'a arrijë ta çojë deri në fund edhe këtë mandat, por ky do të ishte një fund jo i lumtur për të djathtën gjermane të qendrës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Maroku ndryshon papritur orën

Maroku ka vendosur të heqë kohën e dimrit dhe do të mbajë orët e saj në kohën e verës gjatë gjithë vitit. Njoftimi vjen dy ditë para se orët të ktheheshin pa...

08:00

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI