Flash

Xhafaj, viktimë e përplasjes së bandave brenda Rilindjes

Lapsi.al 28 October 2018
Xhafaj, viktimë e përplasjes së bandave brenda Rilindjes

Dorëheqja e Fatmir Xhafës do të kishte vlerë nëse do të ndodhte në maj, kur akuzat për vëllain e detyruan ta dorëzonte në Itali. Atëherë, do të ishte një akt moral, një precedent përgjegjësie politike. Mund të kishte vlerë edhe kur çështja e vëllait të tij, i rithirrur në skenë nga Rama me Babalen dhe Alizotin, për t’u kthyer me turp në boomerang, që tregoi qartësisht implikimin e prokurorisë, qeverisë dhe me gjasë, atij vet. Mund të kishte vlerë kur Arben Isaraj dha dorëheqjen, menjëherë sa filloi një proces ndaj vëllait të tij, megjithëse detyra që mbante nuk e lidhte me hetimin.

Megjithëse e pavlerë, dorëheqja e Xhafës prodhoi zhurmë. Meqë nuk u gjet morali, u kërkuan arsyet. Disa i kërkuan tek Gjushi, tek dosja e Shijakut, megjithëse Kryeministri u mundua t’i orientojë tek një aferë private. Edhe kur ai vetë shpjegoi më në fund se iku për arsye parimore, versionet e tjera nuk u zhytën në errësirë. Mes varianteve që kundërshtojnë njëri- tjetrin, ka megjithatë një gjë të përbashkët: ikja e Xhafës ishte pasojë e luftës së brendshme brenda Partise Socialiste. Tepsia e Rilindjes e gjitha për vete, shkaktoi më shumë pasoja se tepsia e ndarë me LSI. Alibia e aleatit që merr pushtetin dhe abuzon ra, për t‘i hapur rrugë përplasjes brenda organizatës.

Nuk është hera e parë që nën siglën e PS, lufta për pushtet sjell përplasje të mëdha, me pasoja për figurat kryesore. Në 1996, Nano shkarkoi nga burgu gjithë drejtuesit e PS, me mocionin që fitoi Kongresin, ne 1999 Nano i dorëhequr rifitoi partinë duke larguar Majkon dhe duke mbajtur Ilir Metën për ta rihapur betejën me këtë, në 2001. Një betejë që nuk kurseu askënd. Katarsisi i Nanos, nisi si ortek shkërrmoqës dhe u baltos sapo ia mori pushtetin Metës. Akuzat e atëhershme, nëpër mbledhje të hapura për mediat, përdoren akoma sot. "Muci, Naci, Baci" ishin trinia e korrupsionit, ndërsa mbështetësit e tjerë të Metës, ishin përfitues emërimesh.

Lufta e brendshme është rikthyer edhe një herë, por nuk ngjan fare me të shkuarën. Jo për debatet e hapura, as për klimën liberale deri në kaotike. Diferencën e bëjnë akuzat.

Nuk flitet më për korrupsion, as për favore emërimesh, bëhet fjalë për trafik droge dhe armësh, për lidhje me bandat më të rrezikshme që i kalojnë kufijtë e Shqipërisë, për vëlla dhe kushërinj të arrestuar dhe të dënuar për trafiqe, për përdorimin e kriminelëve në zgjedhje, për blerje votash dhe deformim të rezultatit.

Lufta brenda Rilindjes nuk ngjan fare me luftën e dikurshme brenda PS. Ajo ngjan me një përplasje bandash kriminale. Faktet nuk dalin nga dyert e PS, por nga dyert e Prokurorisë. Prokuroria është bërë Kisha e Rilindjes, që i mban në fshehtësi rrëfimet kriminale, në vend që t’i hetojë. Dosjet që prekin njerëzit e Ramës janë fshehur nëpër bodrume. Ata që duhet ta luftojnë krimin, janë tashmë ata që po e fshehin nëpër fashikuj të arkivuar që mund të harrohen, të vidhen (si në Durrës kur prokuroria drejtohej nga Donika Prela), apo të shkatërrohen në letërprerëse si të pavlerë pas disa vitesh.

Zgjedhja e Aleksandër Lleshit e konfirmon këtë. Ish kandidati për President, i propozuar nga Ismail Kadare si njeri mbi palët, të shtunën u propozua nga Rama si njeri mbi bandat, i papërfshirë në luftën e brendshme. Lleshi mund të shërbejë për një paqe të përkohshme, por nuk mund të pastrojë korridoret e Rilindjes, ku po zhvillohet tashmë prej disa vitesh, beteja e bandave për kontroll. Habilajt, Bajrat, Rrajat, Avdylët dhe grupe të tjera të skeduara në Perëndim po luftojnë brenda Partisë Socialiste, nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Ndërsa Edi Rama shkruan pjesën e dytë, të tretë e me radhë të Kurbanit, shton kurbanët për secilën palë, i ushqen herë njërën, herë tjetrën që të shpëtojë veten. Deri kur të mos ketë më Kurbanë dhe Saga e Rilindasve te arrijë fundin. (Shkruar për Lapsi.al)

Të këshilluara

Nuk ka bir kurve që ta besojë Gjushin

Të enjten në Opinion, Vangjush Dako u përpoq të luajë rolin e shejtan budallait. Kur e pyesnin se si kishte mundësi që ishte përgjuar duke folur me trafikantë, ...

12:12

Kush e detyroi Ramën të "godiste" bandat?

Arrestimet e fundit kanë bërë kaq shumë bujë jo pse janë kapur disa kriminelë, por se në këto arrestime rezultojnë të implikuar njerëz të rëndësishëm të partisë...

14:47

Shteti si peng i skandaleve të Rilindjes

E përfshirë në një spirale skandalesh që duket sikur s’ka fund, organizata e Rilindjes ka nisur një fushatë të ethshme për të mos u ballafaqur me to dhe për të ...

18:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI