Flash

Vajza e Vichai Srivaddhnaprabha nuk ishte në helikopterin e Leicester që u rrëzua

Lapsi.al 28 October 2018
Vajza e Vichai Srivaddhnaprabha nuk ishte në helikopterin e Leicester

Pronari i Leicester Vichai Srivaddhanaprabha ishte në bordin e helikopterit të tij që u rrëzua jashtë stadiumit King Power, sipas një burimi afër klubit.

Ndërkohë mediat britanike sqarojnë se vazja e tij Voramas Srivaddhnaprabha nuk ishte në bordin e helikoperit.

Fillimisht u aludua për prezencën e saj, por gjithçka është sqaruar me mediat britanike që shkruajnë se 37-vjeçarja nuk ishte ndër pesë personat që gjetën vdekjen.

Srivaddhnaprabha, 61-vjeç, ishte një nga pesë personat në bord së bashku me dy pilotët.

Si zakonisht, miliarderi tajlandez, Srivaddhanaprabha, kishte parë "Dhelprat" në ndeshjen ndaj West Ham e cila u mbyll në barazim 1-1 në Premier League të shtunën.

Më pas ai është nisur si gjithmonë nga stadiumi me helikopterin e tij, i cili është rrëzuar nga një lartësi rreth 200 këmbë për t'u përfshirë nga flakët menjëherë pas rrëzimit.

Ndërkohë gjithashtu është konfirmuar se Aiyaëatt Srivaddhanaprabha, djali i Vichai dhe drejtues i Leicester City, nuk ishte në bordin e helikopterit.

Të këshilluara

Video/ Liverpool, avantazh faraonik

Nuk humbet kohë Liverpool të marrë avantazhin në ndeshjen e kampionatit përballë Cardiff City. 10 minuta kanë mjaftuar që Faraoni Salah të kalojë të kuqtë në av...

16:19

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI