Flash

Sepp Blatter mbrohet: "FIFA nuk është mafia"

Lapsi.al 28 October 2018
Sepp Blatter mbrohet: "FIFA nuk është mafia"

Në një intervistë për Marca këtë të diel, Sepp Blatter, i cili ka drejtuar FIFA-n për gati 17 vjet, këmbënguli se qeveria e futbollit botëror "nuk është mafia".

''Ata që e kanë pohuar këtë duhet ta korrigjojnë. Ata janë njerëz individualë që nuk mund të kontrollohen. Kur hyra në FIFA, kishte njëmbëdhjetë njerëz që punonin. Tani janë tetëqind. Në futboll në atë kohë, nuk kishte asnjë problem, sepse nuk kishte para", theksoi Blatter.

Nisur nga diferencimet brenda FIFA-s, duke përfshirë edhe disa nga kolegët e tij të mëparshëm, Blatter pranon se disa ndryshime janë të nevojshme:

"Ndoshta duhet ta ndryshojmë organizimin e bazës, me një kod detyrimesh që kontrollohet nga jashtë", tha zvicerani, i cili e mbrojti bilancin e tij me vendosmëri.

"Në moshën 62-vjeçare, njerëzit tërhiqen dhe kam kaluar 17 vjet duke punuar për FIFA-n. Kam punuar për më shumë se 40 vjet për futbollin, i rrethuar nga të rinjtë dhe kështu jam ndier. Bilanci im është pozitiv".

Të këshilluara

Video/ Liverpool, avantazh faraonik

Nuk humbet kohë Liverpool të marrë avantazhin në ndeshjen e kampionatit përballë Cardiff City. 10 minuta kanë mjaftuar që Faraoni Salah të kalojë të kuqtë në av...

16:19

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI