Flash

Salianji-Bushatit: Pse s’përgjigjesh, sa herë je takuar me Bajrët?

Lapsi.al 28 October 2018
Salianji-Bushatit: Pse s’përgjigjesh, sa herë je takuar me

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka deklaruar se sovranitetin e Shqipërisë e kanë marrë  në dorë bandat.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Salianji  shkruan duke i kërkuar llogari ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit në lidhje me takimet e zhvilluara me grupin e “Bajrave”  në Shkodër.

Ai shkruan mes tjerash se ministrin nuk i është përgjigjur disa pyetjeve, të cilat janë adresuar nga Partia Demokratike.

Pyetjet: 

– Sa herë është takuar me Bajrot?

– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqesues dhe votues të opozitës?

-Sa territor ka mbuluar banda në zgjedhje duke bërë vota për Partinë Socialiste me “mënyrën e tyre”?

– Sa herë i ka çuar “selam” në emër të Ramës?

– Cili është komunikimi i fundit i tij me Bajrot dhe për cilat arsye ka komunikuar me ta?

– A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI