Flash

Kush është Vichai Srivaddhanaprabha, pronari i Leicester City

Lapsi.al 28 October 2018
Kush është Vichai Srivaddhanaprabha, pronari i Leicester City
Në orët e vona të pasdites së të shtunës së 27 tetorit, në parkimin e King Power Stadium të Leicester, është rrëzuar helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha. Nga Anglia nuk kanë ardhur ende lajmet zyrtare mbi identitetin e pasagjerëve, por u ngrit dyshimi se në bord ishte edhe vajza e pronarit, gjë që u sqarua në orët në vijim. Raportet nga Britania mohuan prezencën e vajzës së Vichai Srivaddhanaprabha mes pesë personave që kanë humbur jetën.

Kush është Vichai Srivaddhanaprabha, pronari i Leicester?

Vichai Srivaddhanaprabha, 60 vjeç, është një sipërmarrës tajlandez. Nuk është vetëm pronari i Leicester City, por edhe themeluesi i King Power, grup me seli në Bangkok që merret me menaxhimin e dyqaneve duty-free në aeroporte. Srivaddhanaprabha ka lindur pikërisht në Bangkok në 4 prill 1958: emri i tij fillimisht ishte Vichai Raksriaksorn, të cilin e ndryshoi në 2012, kur ish-Mbreti i Tajlandës Bhumibol Adulyadej i dhuroi familjes së tij, emrin e ri, që përkthehet "drita e lavdisë progresive". Njeriu i pestë më i pasur i Tajlandës në 2018 sipas Forbes, me një pasuri të vlerësuar në 3,8 milionë serlina (rreth 4,2 milionë euro), është edhe i 388 më i pasuri në botë. Ka konsoliduar pasuritë e tij pikërisht falë King Power, që i ka dhënë emrin stadiumit të Leicester. I martuar me Aimon, me të cilën ka katër fëmijë (Voramas, Apichet, Arunroong e Aiyaëatt), përveç Leicester menaxhon edhe OH Leuven, klub belg.

Kur Srivaddhanaprabha bleu Leicester?

Vichai Srivaddhanaprabha Claudio Ranieri Premier League trophy Srivaddhanaprabha dhe djali i tij Aiyawatt blenë Leicester City në 2010 për 39 milionë sterlina (rreth 44 milionë euro), kur klubi militonte në Championsship. Vichai Srivaddhanaprabha u bë president i klubit në shkurt të vitit 2011 në vend të Milan Mandaric, ndërsa Aiyawatt u emërua zv.president. Djali tjetër Apichet, mban rolin e drejtorit ekzekutiv. Gjatë menaxhimit të Srivaddhanaprabha, Leicester u ngjit në Premier League në 2014, pasi fitoi Championship. Por lavdia e vërtetë erdhi falë titullit të jashtëzakonshëm në 2016 me Claudio Ranieri në drejtim Në sezonin pasues, veç të tjerave, Leicester luajti në Champions League për herë të parë në historinë e tij. Dhelprat arritën deri në çerekfinale, duke mposhtur Sevilla në raundin e dytë dhe duke u eliminuar pastaj nga Atletico Madrid.

Çfarë është King Power

Leicester City jersey 2018-19 King Power është kompania e themeluar nga Srivaddhanaprabha në Bangkok në vitin 1989. Gjatë viteve është bërë grupi më i madh për menaxhimin e dyqaneve pa doganë i Tajlandës. Në vitin 2011, King Power u bë sponsor i Leicester City, duke u shfaqur në pjesën e përparme të fanellës së ekipit. Gjithashtu në 2011, i dha emrin "Foxes", ish-Walkers Stadium.

Të këshilluara

Video / Ngushton diferencën Real Madrid

Real Madrid ka ngushtuar diferencën në Camp Nou. Në minutën e 50' mbrojtësi brazilian Marcelo ka shënuar golin e parë për Los Blancos. https://www.youtube.co...

17:33

Sepp Blatter mbrohet: "FIFA nuk është mafia"

Në një intervistë për Marca këtë të diel, Sepp Blatter, i cili ka drejtuar FIFA-n për gati 17 vjet, këmbënguli se qeveria e futbollit botëror "nuk është mafia"....

16:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI