Flash

I ati i Lopeteguit: "Im bir u vodh me 50 gola"

Lapsi.al 28 October 2018
I ati i Lopeteguit: "Im bir u vodh me 50 gola"

Kur gjërat nuk shkojnë mirë në një skuadër futbolli, zgjidhja më e thjeshtë është ajo e largimit të trajnerit; logjike, duke qenë se nuk mund të ndryshosh gjithë skuadrën. Por sidoqoftë, është e kotë të fajësosh trajnerin për të gjitha fatkeqësitë e klubit, sepse në fushë zbresin lojtarët. Sipas deklaratave të José Antonio Lopetegui, i ati i trajnerit të Real, në Mundo Deportivo, problemi më i madh është mungesa e një goleadori. E thënë ndryshe, mungesa e Cristiano Ronaldo.

Kur një lojtar si CR7 largohet, klubi duhet ta zëvendësojë në mënyrën më të mirë, por kjo në Madrid nuk ndodhi. “Julen duhet të kënaqet me atë që ka në shtëpi”. Këto deklarata të të atit të Lopetegui duken pak si të cuditshme, në kohën kur për tu kënaqur me ato që ka, i biri duhet ta bëjë me profile lojtarësh si Marcelo, Modric, Bale, Benzema, Isco e të tjerët.

Në cdo rast José Antonio rrit dozat: “Ronaldo ishte i zoti […] ka shënuar 50 gola. Por tani, nuk ka një golashënues, sepse nuk u zëvendësua. Flitej për Neymar e ndonjë tjetër, por nuk erdhi askush …djali im u vodh me 50 gola”. Edhe këtu termi "u vodh" mund të tingëllojë i ekzagjeruar, por dicka të vërtetë ka. Benzema, është lojtar i madh por nuk duket në gjendje të zëvendësojë një lojtar shumë të ndryshëm si CR7.

Të këshilluara

Video / Ngushton diferencën Real Madrid

Real Madrid ka ngushtuar diferencën në Camp Nou. Në minutën e 50' mbrojtësi brazilian Marcelo ka shënuar golin e parë për Los Blancos. https://www.youtube.co...

17:33

Sepp Blatter mbrohet: "FIFA nuk është mafia"

Në një intervistë për Marca këtë të diel, Sepp Blatter, i cili ka drejtuar FIFA-n për gati 17 vjet, këmbënguli se qeveria e futbollit botëror "nuk është mafia"....

16:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI