Flash

Greqia reagon zyrtarisht pas vrasjes së 35-vjeçarit grek: E papranueshme!

Lapsi.al 28 October 2018
Greqia reagon zyrtarisht pas vrasjes së 35-vjeçarit grek: E

Pas vrasjes gjatë ditës së sotme të 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifa, në Bularat të Gjirokastrës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, që i kërkon autoriteteve shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek, që është pjesë e ushtrisë.

“U informuam për vrasjen e të riut. Me autoritetet shqiptare po ndjekim zhvillimet. Ngushëllime për vdekjen e homogjenit grek. E papranueshme humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek ngushëllimet familjes së viktimës. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë.”, thuhet mes tjerash në reagim.

Në reagim thuhet se vrasja e të riut në çfarëdo rrethane të këtë ndodhur është e papranueshme, ndërsa njofton se ngjarja po ndiqet me interes bashkë me palën shqiptare.

Deklarata e Plotë e MPJ-së së Greqisë:

“Autoritetet greke, në kontakt me homologet shqiptare, kanë ndjekur nga afër nga momenti i parë zhvillimin e episodit ne fshatin Bularat, Shqipëri, ku shtetas grek duket te këtë hapur zjarr me kallashnikof kundër automjet të policisë shqiptare, te cilët kërkonin arrestimin e tij. Pak më parë, u informuam zyrtarisht se nga shkëmbimi i te shtënave me policinë shqiptare, Konstandinos Kacifas ka mbetur i vdekur. Shprehim dhembjen e thellë për vdekjen e homogjenit grek dhe ngushëllime familjes. Në çdo rast, është i papranueshëm fakti që një operacion arriti deri aty sa të humbasim jetë njeriu. Presim nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë te kushteve në të cilat humbi jetën shtetasi grek në fjalë dhe do kryejmë menjëherë veprimet e duhura.”, thuhet në reagimi e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

5bd5ebf06ff58greqia

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI